Zvicёr: populistёt e djathtё dёshtojnё nё referendum
29 Shkurt 2016Qytetarёt nё Zvicёr u shprehёn nё referendum kundёr dёbimit auomatikisht tё tё huajve qё kryejnё akte penale. Sipas tё dhёnave tё televizionit zviceran 58,9% e zgjedhёsve e hodhёn poshtё nismёn e Partisё Popullore konservatore e djathtё, qё synonte dёbimin e menjёhershёm tё tё huajve qё kryejnё akte penale. Pjesёmarrja nё zgjedhje ishte 62%, e konsiderueshme kjo krahasuar me referendumet e tjera, qё organizohen shpesh nё Zvicёr.
Humbja nё referendum ёshtё njё goditje e rёndё pёr Partinё Popullore (SVP), e cila me fushatat e saj kundёr emigrantёve, islamit dhe BE-sё deri tani ka fituar. Nё nёntor 2010 gati 53% u shprehёn pro nismёs sё SVP pёr dёbimin e tё huajve qё kryejnё akte penale. Por mё pas qeveria dhe parlamenti vendosёn njё klauzolё nё zbatimin e referendumit, qё u mundёsonte gjyqtarёve, ta ndёrprisnin automatikisht dёbimin pёr raste tё veҁanta, kur personat rrezikoheshin nё vendin e origjinёs.
Me nismёn e fundit SVP donte ta shufqizonte klauzolёn pёr raste tё veҁanta dhe tё pёrfshinte nё kushtetutё njё katalog prej 50 aktesh penale, qё tё presupozonin mekanizmin e dёbimit automatikisht. Jo vetёm njё dёnim i jo zviceranёve pёr krime si vrasje, pёrdhunim apo vjedhje, por edhe njё kundёrvajtje e vogёl e pёrsёritur si kalimi i shpejtёsisё nё qarkullimin rrugor duhej ndёshkuar me dёbimin e menjёhershёm.
Mobilizim i shoqёrisё civile
Kundёr kёtyre planeve u formua njё shumicё e gjerё kundёrshtuese e nismёs. Partia pёrkrahёse e ekonomisё FDP dhe socialdemokratёt iu kundёrvunё nismёs, po ashtu edhe pёrfaqёsues tё ekonomisё e shkencёs. Njё rol qendror luajtёn rreth 60 organizata joqeveritare. Ato ia dolёn qё nё 100 ditёt e kaluara t'i tёrheqin qytetarёt me platformёn e tyre kundёr nismёs sё SVP.