1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zvicra në prag të ndryshimit të ligjit për sekretin e bankave

5 Mars 2009

Dorëzimi nga ana e bankës më të madhe zviceriane UBS i të dhënave bankare për klientë të caktuar të saj autoriteteve të drejtësisë në SHBA konsiderohet sipas ligjit zvicerian si shkelje e sekretit bankar.

https://p.dw.com/p/H6BB
Përpara një filialeje të bankës UBS në Bernë vetëm pak kalimtarë besojnë se ligji për sekretin bankat do të mund të mbijetojë muajt e ardhshëm.
Përpara një filialeje të bankës UBS në Bernë vetëm pak kalimtarë besojnë se ligji për sekretin bankat do të mund të mbijetojë muajt e ardhshëm.Fotografi: AP

Thuajse asnjë program televiziv në Zvicër nuk e ka lënë pa trajtuar problemin e sekretit bankar. Qëkurse banka UBS u dorëzoi autoriteteve amerikane të drejtësisë të dhëna për klientët e saj, po shtrohet pyetja nëse sekreti bankar është duke u shpërbërë. 56 % e zviceranëve mendojnë se Zvicra duhet t'u vijë në ndihmë autoriteteve të vendeve të tjera, kur është fjala për invazion fiskal. Deri tani ligji parashikon një ndihmë të tillë vetëm në raste mashtrimi me taksat.

50-70% e parave të depozituara në Zvicër janë të paligjshme

Në bankat e Zvicrës janë depozituar 3000 miliardë franga. Sipas vlerësimeve rreth 50-70 % e tyre janë para të paligjshme. Sekreti bankar përbën një faktor të mirë të mirëqënies në Zvicër. Për këtë zviceranët e kanë mbrojtur atë vazhdimisht.

"Duhet të shtrojmë pyetjen a duam ta kemi këtë privilegj apo jo. Në rast se po duhet të pranojmë se bëjmë edhe diçka ilegale. Në rast se kjo është o.k. dhe pranohet, atëhere mund të mos kesh problem ta thuash, në rast të kundër kemi të bëjmë me moral të dyfishtë dhe duhet mënjanuar." thotë një zvicerian.

Koncesione në lidhje me sekretin bankar

Heqja e sekretit bankar do ta rrezikonte Zvicrën si vendi i bankave, thonë mbrojtësit e sekretit bankar. Por në radhët e popullisisë ky argument nuk po shkon më. Ndryshimi në qëndrim në radhët e popullsisë duket se po arrin edhe në radhët e politikës. Ministri zviceran i Financave Merz u shpreh së fundi për herë të parë për koncesione në lidhje me sekretin bankar. E qartë është se deri në takimin e G20- në Londër Zvicra duhet ta heqë qafe këtë imazh të pakëndshëm, sepse ndryshe rrezikon të përfshihet në listën e zezë.

Zvicra është thuajse i vetmi vend në botë që bën dallim mes invazionit fiskal dhe mashtrimit fiskal. Për këtë politikanë të ndryshëm kërkojnë që kësaj praktike t'i jepet fund këtij, sepse prej saj mund të dëmtohet e gjithë ekonomia zviceriane.

Zbutja e sekretit bankar mund t'i sjellë Zvicrës humbje financiare

Në rast të zbutjes së sekretit bankar nga bankat zvicerane pritet të ketë tërheqje parash të paligjshme që shkojnë në miliarda. Për këtë politikanët vendas kërkojnë nga njëra anë që për këtë të vendosen afate. Dhe nga ana tjetër që edhe vende të tjera, që përfitojnë prej ligjeve të tilla bankare si Luksemburgu, ishujt anglo-normadë të Kanalit të La Manshit apo Austria, të aplikojnë rregulla të njëjta. Si për ironi, Lihtenshteini pritet që së shpejti të ketë emër më të mirë se Zvicra sepse ka deklaruar se ka ndër mend të bashkëpunojë me zyrat fiskale të vendeve të huaja edhe në lidhje me rastet e invazionit fiskal.

Autor: Pascal Lechler / Dr. Pandeli Pani