1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zvicra nuk dëshiron të rrezikojë një prishje me BE-në

Pascal Lechler9 Shkurt 2009

Në krizën ekonomike globale nuk duhet të rrezikohet afrimi me BE-në. Për këtë arsye zviceranët votuan, që t´i mbajnë të hapura portat për shtetasit e BE-së edhe nga Bullgaria e Rumania.

https://p.dw.com/p/Gq00
Zvicra votoi pro lëvizjes së lirë të bullgarëve e rumunëve në territorin e saj
Zvicra votoi pro lëvizjes së lirë të bullgarëve e rumunëve në territorin e saj

Një arritje e madhe e pjekurisë së qytetarëve zviceranë

Shumë pak kishin llogaritur me këtë "po" të qartë në Zvicër. 59% e zgjedhësve votuan për vazhdimin e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes me BE-në dhe zgjerimin e saj edhe me Bullgarinë dhe Rumaninë. Shkurt:Tregu i punës në Zvicër mbetet i hapur për punëmarrësit nga BE-ja. Ministrja e Ekonomisë në Bernë, Doris Leuthard e vlerësoi këtë si një arritje të madhe të pjekurisë së qytetarëve zviceranë.

„Pjekuri për faktin, që ky vullnet është artikuluar shumë qartë në një fazë të pasigurisë. Dihet që në kohë të tilla shumë shpejt njeriu mund vendosë në mënyrë emocionale dhe jo me arësye. Për mua kjo është një arritje e pjekurisë së popullsisë zvicerane dhe kjo na inkurajon ne në rrugën bilaterale. Gjithashtu prej kësaj kuptojmë, se kriza ekonomike është diçka krejt tjetër nga liria e lëvizjes së personave."

Në kantonet brenda Zvicrës dhe në kantonin Graubynden ka rezerva kundrejt BE-së

Në kantonet frankofone miratimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes rezulton me më shumë vota. Edhe në Bazel votuesit janë shprehur mjaft dashamirës ndaj Evropës. Ndërsa në kantonet brenda Zvicrës dhe në kantonin Graubynden vërehen rezerva kundrejt BE-së. Një rast i veçantë mbetet rajoni i Tesinës, ku 66% kanë votuar kundër. Pikërisht në Tesin, që konsiderohet si një periferi e Milanos, ekziston frika për shtimin e të huajve, rritjen e kriminalitetit dhe të papunësisë. Partia Popullore konservatore në Zvicër i shfrytëzoi këto rezerva. Kjo ishte e vetmja parti e madhe e Zvicrës, që ishte kundër vazhdimit dhe zgjerimit të kësaj marrëveshjeje. Pavarësisht nga humbja në referendum partia më e madhe e Zvicrës do të vazhdojë të luftojë kundër marrëveshjeve me BE-në. Për të rezulati i referendumit shënon pikërisht edhe fillimin e luftës së ardhshme elektorale, vuri në dukje deputeti Luzie Stamm:

Në Bazel votuesit u shprehën mjaft dashamirës ndaj Evropës
Në Bazel votuesit u shprehën mjaft dashamirës ndaj EvropësFotografi: picture alliance/dpa

„Tani për disa vjet do të kemi sprovën e ardhshme më të madhe, ky do të jetë Ballkani. Në BE të gjitha forcat po përpiqen që të pranojnë në bashkim vende si Bosnja, Serbia e Kosova, e ky do të jetë konfrontimi i ardhshëm. Nëse bëhet fjalë për një fushatë frike, më duhet të them, se unë kam frikë, nëse do të shtohen edhe këto vende dhe nëse liria e lëvizjes së personave do të aplikohet edhe me këto vende, e kjo do të ishte jashtëzakonisht negative për Zvicrën.“

Zviceranët sërish duhet të votojnë për zgjerimin e marrëveshjes në rastin e Evropës Juglindore

Partia Popullore konservatore është kundër zgjerimit të BE me vende të Evropës Juglindore
Partia Popullore konservatore është kundër zgjerimit të BE me vende të Evropës JuglindoreFotografi: AP

Në rast se vërtetë pas pak vitesh Kroacia do të anëtarësohet në BE, zviceranët sërish duhet të votojnë për zgjerimin e marrëveshjes, që garanton lirinë e lëvizjes. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes me BE-në është pjesë e një pakete të tërë ligjesh. Nëse refuzohet njëra prej këtyre marrëveshjeve, automatikisht shfuqizohen edhe marrëveshjet e tjera. Në rast se zviceranët do të thonin jo në referendum do të ishte anulluar edhe marrëveshja me BE-në për qarkullimin ajror, ose marrëveshja agrare, gjë që do të cënonte rëndë marrëdhëniet tregtare mes Brukselit dhe Bernës. Kjo është edhe arsyeja përse Ambasadori i BE-së në Zvicër, Michael Reiterer, pas rezultatit pozitiv u shpreh i lehtësuar:

„Unë besoj, se fitoi racionaliteti i zviceranëve. Në kohë krizash nuk janë të dobishme pasiguri shtesë, e me padyshim që kjo mënyrë arësyetimi ka qenë vendimtare. Përveç kësaj praktikisht të gjitha partitë dhe shoqatat me fare pak përjashtime janë angazhuar duke influencuar pozitivisht edhe votimin."

Në radhë të parë gjermanët janë mjaft të lehtësuar. Zvicra është për gjermanët vendi më i preferuar i emigracionit. Për ata që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Zvicër me votën e së dielës nuk ndryshon asgjë. Ndërsa për ata që duan të vijnë Zvicra i mban dyert e hapura.