1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zvicra në Shengen, Gratë evropiane kërkojnë më shumë të drejta

15 Dhjetor 2008

Zvicra bëhet pjesë e zonës së Shengenit, Shoqata „Choisir la cause des femmes" punon për përmirësimin e ligjeve për gratë evropiane

https://p.dw.com/p/GGQ5

Zvicra bëhet anëtare e së ashtuquajturës hapësirë Shengen në Bashkimin Evropian, duke hequr kontrollet sistematike të personave në kufij. Por në raste dyshimi kontrollet vazhdojnë të jenë të mundshme. Edhe në të ardhmen do të ketë kontrolle mallrash në kufirin me Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Austrinë. Zvicra nuk është anëtare e BE-së dhe nuk ka me të as bashkim doganor për qarkullim të lirë mallrash. Kufijtë zviceranë kalohen çdo ditë nga rreth 700.000 vetë. Paskal Lehler me hollësi.

„Nga Evropa më të mirën e mundshme për gratë", për këtë qëllim janë duke bërë reklamë prej dy vjetësh Gisèle Halimi dhe bashkëpunëtorët e saj të shoqatës „Choisir la cause des femmes". Feministet franceze ëndërrojnë jo vetëm për të drejta të njëjta për të gjitha evropianet, por për shumë të drejta. Që prej 2006-ës ato kanë filluar një tur evropian feminizmi dhe kanë mbledhur të gjitha ligjet e vendeve evropiane, që i japin grave të drejtat më të mëdha. Në pesë fusha i kanë ndarë ato ligjet, në planifikimin e lindjeve, të drejtën e punës, luftën kundër dhunës, deri tek politika e familjes dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Rezultatet janë shkruar në 365 faqe dhe u publikuan majin e kaluar. Hapi tjetër do të jetë, që propozimet të hidhen për diskutim në nivel evropian. Suzanne Krause raporton nga Parisi.