Zhgënjim në Lindjen e Mesme
13 Nëntor 2012Euforia rreth rrëzimit të dikatorëve në Tunizi, Egjipt dhe Libi tashmë ka kaluar. Lufta e përgjakshme civile në Siri, e cila po tmerron popullsinë, vijon ende. Dhe represioni masiv dhe i vazhdueshëm i opozitës në Bahrain thuajse është zhdukur nga titujt kryesorë të lajmeve.
Megjithatë Andreas Reinicke, përfaqësues i posaçëm i BE-së për Lindjen e Mesme, mbetet optimist. "Jam i bindur se Bota Arabe do të zhvillohet në drejtim të lirisë," thotë ai, edhe pse pranon se duhet të jetë realist. "Mendoj se duhet të mendojmë përgjatë dekadave, më shumë se nëpër vite," thotë Reinicke, duke shtuar se evropianët duhet të jenë të duruar dhe pozitivë.
Kushtet e reja kanë çuar drejt zhvendosjeve të pushtetit në rajon: Siria e ka humbur pozicion e saj drejtues, ndërkohë që Egjipti duket se ka rimarrë rolin e tij të zakonshëm për të qenë lideri i Botës Arabe.
Fundi i një epoke
Sipas Soli ëzel, studiues turk i ekonomisë dhe politikës, trazirat në Lindjen e Mesme shënojnë fundin e sistemit post-otoman, një këndvështrim politik botëror i krijuar nga Britania dhe Franca.
"Nuk është asnjëherë e gëzueshme të jesh dëshmitar i kolapsit të një perandorie," thotë ëzel. "Është shumë e përgjakshme dhe e tmerrshme." Ai thotë se sistemi post-otoman i ka bazat në sundimin sunit, model i tronditur në luftën e parë të Gjirit dhe krijim i zonës së sigurisë Kurde në Irakun e Veriut.
Në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Afrikës së Veriut, ka vetëm katër shtete, që janë të qëndrueshëm: Irani, Turqia, Izraeli dhe Egjipti. Vetëm njëri nga këto vende, Egjipti, është thuajse tërësisht sunit. Por edhe këto katër shtete janë përfshirë nga konflikte të brendshme dhe të jashtme.
Vendi model: Turqia?
E ndodhur përpara këtyre trazirave dramatike Turqia ka fituar një rëndësi madhore në rajon. "Sa herë që Perëndimi gjendet në telashe, kërkon ndihmën e Turqisë", thotë ëzel. Shteti laik, anëtar i NATO-s, pritet të shërbejë si model për vendet post-revolucionare arabe, me qeveritë e tyre të reja islamike. "Një nga arsyet, se pse në 30 vitet e fundit nuk kemi parë ndonjë tranzicion drejt demokracisë në Botën Arabe, është se kishim shembull vetëm Iranin", thotë Radvan Masmoudi, thelemuesi tunizian dhe drejtor i Qendrës së Studimeve të Islamit dhe Demokracisë (CSID), organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Uashington.
Ky model nuk rezultoi i suksesshëm dhe tashmë Turqia ofron një drejtim të ri. Edhe pse ai nuk mund të jetë modeli perfekt, mund t´u tregojë njerëzve në Tunizi dhe Egjipt se si të kombinojnë islamin me demokracinë dhe gjithashtu islamin me laizicmin.
Por Binnaz Toprak, anëtare e Parlamentit Evropian, përfaqësuese e partisë opozitare turke social-demokrate CHP, rekomandon që të ushtrohet kujdes në përdorimin e Turqisë si shembull. Ajo thotë se vendi nuk ka një demokraci liberale sipas konceptit perëndimor.
Roli i BE-së
Së bashku me Turqinë Bashkimi Evropian ka qenë gjithashtu drejtpërsëdrejti i prekur nga zhvillimet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. "Lindja e Mesme nuk është atje tej", thotë ëzel. "Ajo është këtu. I përket Evropës."
Annegret Bendiek, e Institutit gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe ato të Sigurisë, paralajmëron kundër pritshmërive të larta nga ana e Bashkimit Evropian. Programi i partneritetit në BE u projektua për të ndihmuar 16 vendet fqinje, duke nisur nga Bjellorusia në Kaukaz, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, shjegon Bendiek. Qëllimi ishte për të krijuar një rajon stabiliteti, sigurie dhe prosperiteti. Por BE-ja i arriti shpejt limitet politike dhe financiare, jo vetëm nga interesat e ndryshme mes vendeve të saj anëtare. Bendiek thotë se ideja e kudondodhur për një plan Marshall në Lindjen e Mesme është diçka, e cila mund të funksionojë vetëm me anë të mbështetejtes së monarkive të pasura arabe.