1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet rajonale në Francë - test i rëndësishëm

21 Qershor 2021

Trendet politike të votimit në Francë janë gjithmonë të rëndësishme edhe për vendet fqinje. Në Francë u zhvilluan zgjedhjet rajonale, konservatorët dalin forca kryesore, partia e Macron renditet e pesta.

https://p.dw.com/p/3vF3Q
Regionalwahlen in Frankreich Emmanuel Macron
Fotografi: Christian Hartmann/AP/Pool Reuters/dpa/picture alliance

(E akt.) Në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale në Francë, konservatorët kanë dalë deri më tani forca kryesore. Konservatorët shohin kështu shansin të rrëzojnë presidentin Macron në vitin e ardhshëm. Partia konservatore e presidentit, Sarkozy, Les Republicans me kreun e saj bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave. Kreu i konservatorëve, Christian Jacob u shpreh se partia e presidentit, ka pësuar "një dështim të pashembullt."

Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para zgjedhjeve presidenciale që mbahen në pranverën e ardhshme. Ndaj rezultati i votimit shikohet me shumë vëmendje në Paris - dhe jo vetëm atje.

Regionalwahlen in Frankreich Christian Jacob
Christian JacobFotografi: Geoffroy Van der Hasselt/AFP

Raundi i parë i votimit

Regionalwahlen in Frankreich | Wahlplakate in Saint Jean de Luz
Fotografi: Bob Edme/AP/picture alliance

Posaçërisht me vëmendje u panë rezultatet e të djathtës ekstreme në këto zgjedhje. Por partia e Marine Le Pen ka mbetur shumë pas pritshmërive të saj. Partia Rassemblement National e Marine Le Pen (më parë: Front National) arriti të marrë vetëm 19% të votave, duke u renditur e dyta. Populistët kishin shpresa të fitonin në 13 rajone, sepse sipas sondazheve, partia Rassemblement National pritej të bashkonte rreth vetes një të katërtën e elektoratit. Në zgjedhjet e fundit në dhjetor 2015, e djathta ekstreme doli mirë, pas raundit të parë të votimit ishte madje forca e parë politike, por nuk arriti të fitojë në asnjë prej rajoneve në këto zgjedhje.

Frankreich Wahlkampf | Emmanuel Macron
Fotografi: Patrick Bernard/abaca/picture alliance

Vëzhguesit i shohin këto zgjedhje si një lloj dueli mes Le Penit dhe presidentit aktual Emmanuel Macron.

Partia e krijuar së fundi e Macronit LREM arriti një rezultat vetëm me 11% duke u renditur e pesta, sipas TV France 2. Por rezultatet e dobëta të kësaj partie në zgjedhjet rajonale nuk janë domosdoshmërisht sinjal se Macroni mund të humbë pushtetin edhe në nivelin qendror, sipas ekspertëve.

Socialistët arritën të marrin 16% të votave, kurse 13% shkuan për Të Gjelbrit. Pjesëmarrja në këzo zgjedhje 31-34% konsiderohet mjaft e ulët.

Regionalwahlen in Frankreich | Marine Le Pen
Fotografi: Daniel Cole/AP/picture alliance

Kompetencat e rajoneve

Në zgjedhjet e ditës së dielë është votuar ndër të tjera edhe për këshilltarët rajonalë. Rajonet e Francës kanë kompetenca të rëndësishme në fushat e transportit publik, arsimit dhe zhvillimit ekonomik, por edhe në kulturë dhe sektorin social. Në Francën e centralizuar, megjithatë, ndikimi i tyre është i kufizuar krahasuar me shtetet federale gjermane. Shumica e rajoneve aktualisht drejtohen nga partitë tradicionale popullore konservatore dhe socialiste.

Zgjedhjet duhej të mbaheshin në mars, por votimi u shtypër shkak të pandemisë Corona. Megjithë masat e shumta lehtësuese në vend, në zgjedhje ka pasur rregulla të rrepta të higjienës. Në vendvotime kërkohej vendosja e maskës, ndërsa brenda mund të futeshin më së shumti tre persona njëkohësisht. Një javë më vonë do të mbahet balotazhi.

 

bc/ml/qu (dpa, AFP)