1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Bavari mund të sjellin ndryshim tek CSU-ja

Kay-Alexander Scholz
14 Tetor 2018

Zgjedhjet e sotme në landin e Bavarisë mund të sjellin trazira politike në Gjermani. Partneri i koalicionit CSU-ja mund të riorganizohet, Seehofer mund të largohet, por cilët janë skenarët e mundshëm pas së dielës?

https://p.dw.com/p/36Tqr
Deutschland Berlin | Lagebericht Bundesamt für Sicherheit in der Informationstechnik | Horst Seehofer, Innenminister
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Horst Seehofer, ministri gjerman i Punëve të Brendshme është edhe kreu i partisë kristiansociale, CSU. Të dyja partitë, CDU dhe CSU kanë në Bundestag një grup parlamentar të përbashkët. Pra Horst Seehofer sjell në Berlin veçanësitë e land-shtetit bavarez, prandaj gjetja e një pasuesi është e vështirë. Megjithatë edhe nëse Seehofer bie pas zgjedhjeve ditën e dielë, 14.10., ka pasues të tjerë, ndryshe nga CDU-ja, ku kandidatët pasues për Merkelin nuk përbëjnë ndonjë radhë të gjatë. Për këtë ka treguar kujdes vetë Seehoferi 69-vjeçar. Megjithatë shtyrja që i ka bërë ai largimit nga politika e ka ndezur luftën për pushtet në CSU.

Princi trashëgimtar i papreferuar

Në mars Horst Seehofer duhet të dorëzonte postin e kryeministrit të Bavarisë tek Markus Söder. 53-vjeçari donte ta kishte pushtetin të plotë, jo vetëm postin e kryeministrit, por edhe atë të kryetarit të partisë, që donte ta dorëzonte fillimisht Seehoferi. Ai u zgjodh kryetar i CSU-së deri në vitin 2019, dhe së fundmi pohoi se nuk do të largohet nga posti i kryetarit të partisë dhe ministrit në Berlin. Por rezultati i zgjedhjeve të së dielës mund ta përshpejtojë këtë proces.

Pak para zgjedhjeve në Bavari të dy luanët e partisë kristiansociale, Seehofer dhe Söder sërish kanë kaluar në sulme. Rënien e vlerave të CSU-së në sondazhe ata ia adresuan njëri-tjetrit. Nuk jam përzier prej një viti në politikën e Bavarisë, thotë Seehofer. Ndërsa kryeministri bavarez Söder thotë, se përgjegjëse për gjendjen në Bavari është politika e Berlinit dhe krizat e koalicionit. Në Bavari Markus Söder nuk është aq i preferuar siç duhej të ishte. Prestigji i tij është i madh, por shumë vetë e mbajnë për një egoman të interesuar vetëm për karrierën e tij dhe jo një baba tipik të landit.

Gedenkfeier 30. Todestag von Franz Josef Strauß in Rott am Inn
Horst Seehofer dhe Markus SöderFotografi: picture alliance/dpa

Në hije pret një femër

Seehofer e ka kuptuar këtë dhe ka mbështetur edhe kandidaten Ilse Aigner. 53-vjeçarja së fundmi nuk ka qenë prezente në media. Në verë ajo u tërhoq duke theksuar, se është „idiotike" të luftoj me Söderin, sepse përdorim armë të ndryshme.

Aigner, ndryshe nga Söder ka edhe përvojën e ministres federale në biografinë e saj dhe vjen nga Bavaria e Epërme. Ky është një fakt i rëndësishëm për aritmetikën e pushtetit në Bavari. Sepse CSU-ja në Bavari është gjithmonë e kudjesshme që të ruajë balancën rajonale. Ilse Aigner është po ashtu më e dashur për bavarezët se Söder dhe mund të shkaktojë surpriza nëse vendoset për zgjedhje në partinë bavareze, CSU. Nëse Söder duhej të largohej, mund të merrej në konsoderatë Ilse Aigner për postin e kryeministres së landit. Por para një vendimi për një dyshe në pushtet, CSU duhet të dijë, nëse e do këtë ndarje, sepse përvoja e së shkuarës nuk është premtuese.

Bildkombo CSU Politiker

Në garë mund të jenë edhe një politikan në Berlin dhe një tjetër në Bruksel

Një tjetër politikan që ka mbështetur Seehofer është Alexander Dobrindt. 48-vjeçari ka qenë po ashtu ministër federal, tani ai është kreu i grupit të CSU-së në Bundestag. Dobrindt ndryshe nga Aigner ka dëshirë për të rënë në sy. Në debatin e nxehtë për migrimin, ai ishte nga përfaqësuesit e linjës së ashpër dhe bëri thirrje për një „kthesë konservatore". Nga roli i nxitësit tani ai është larguar, ndoshta edhe sepse sondazhet nuk i sollën rezultatet që priste. Së fundmi Dobrindt ka përdorur tone të moderuara, duke kërkuar unitet në partinë CSU.

Por edhe në Bruksel mund të gjendet një pasues për Seehoferin. Në Bruksel, kreu i konservatorëve në PE Manfred Weber, pret që të zgjidhet president i Komisionit Europian dhe mund të ketë shanse të mira. Një vendim paraprak merret në nëntor. Dhe prej dekadash mund të ngjitej sërish një gjerman në këtë post. Nga ana tjetër Manfred Weber është më liberal se Dobdrindt dhe Söder, që mund të kthehet një faktor ndihmues për të, për shkak se liberalët do të kenë nevojë për partner koalicioni që të qeverisin. Si rezervë mund të shihet edhe Joachim Herrmann. Vërtet që ai nuk bën pjesë tek gjenerata e trashëgrimtarëve nga mosha. Por në vitet e fundit ai ka qenë përfolur për poste të rëndësishme, aktualisht ai është ministër i Brendshëm i landit. Ndër kandidatët mund të renditet edhe Andreas Scheuer, 44-vjeçar, aktualisht ministër i Transportit. Pra personeli nuk mungon tek CSU-ja, nëse Seehoferi do të lëkundet dhe do të rrëzohet nga pushteti pas zgjedhjeve të së dielës.