Me cilat programe partitë gjermane po tërheqin votuesit
6 Qershor 2024Gjithsej 35 parti dhe koalicione garojnë për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit në Gjermani. Programet e tyre shpjegojnë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë duan të arrijnë ato. Të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlamentin e BE-së, javët e kaluara shpallën programet e tyre për zgjedhjet evropiane. Disa janë të shkurtra, ndërsa të tjerat i paraqesin pozicionet dhe synimet e tyre deri në 150 faqe. Por të gjithë duan të bindin votuesit dhe të fitojnë votat e tyre. Zgjedhjet zhvillohen në nivel kombëtar, por sapo zgjidhen anëtarët e Parlamentit Evropian, shumica e partive kombëtare i bashkohen njërit prej shtatë grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, brenda të cilit bashkëpunojnë politikisht. Në PE ekzistojnë grupi parlamentar i deputetëve kristiandemokratë të mbledhur në Partinë Popullore Evropiane (EVP), grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, ose Grupit Renew Europe, i cili bashkon partitë liberale të Evropës. Duke krahasuar programet e tyre në shtatë fusha tematike, do të tregojmë pozicionin e këtyre partive: CDU/CSU, Të Gjelbrit, SPD, AfD, E Majta, FDP, Votuesit e Lirë, Partia, ÖDP, Piratët, Volt, Partia e Familjes, Partia për Mbrojtjen e Kafshëve, si dhe Aleanca Sahra Wagenknecht.
Programet dhe dallimete mëdha
Dallimet në programe janë pjesërisht të mëdha. Por edhe partitë që fillimisht ishin parti të përqendruara tek një çështje - si Partia e Mirëqenies së Kafshëve ose Partia e Familjes - kanë ndërtuar kryesisht programe gjithëpërfshirëse. Sidomos partitë më të vogla si Volt apo ÖDP, të cilat nuk janë të përfaqësuara në Bundestagun gjerman, u morën në detaje me politikën evropiane në programe shumë të gjëra. Se sa të ndryshme janë qëndrimet e partive, mund të shihet në shembullin e politikës klimatike: Në aspektin sasior, pothuajse të gjitha i kushtojnë vëmendje të madhe kësaj teme. Të Gjelbrit, të Majtët, ÖDP dhe Volt e bëjnë këtë më së shumti dhe kanë planet më ambicioze për të arritur neutralitetin klimatik. Partitë e Unionit dhe SPD konfirmojnë planin kohor tashmë të rënë dakord deri në vitin 2045 dhe qëndrojnë për "Marrëveshjen e Gjelbër" të Bashkimit Evropian. Edhe FDP (liberalët) kanë këto synime, por kjo parti qëndron për hapje më të madhe ndaj teknologjive moderne dhe reduktimin e burokracisë. Alternativa për Gjermaninë, AfD, nga ana tjetër, dëshiron të shfuqizojë të gjitha ligjet për mbrojtjen e klimës nga Brukseli, pa asnjë alternativë.
AfD shquhet edhe për çështje të tjera politike: Refuzon Bashkimin Evropian si një "projekt të dështuar" dhe dëshiron të kthehet në Bashkimin e Shteteve të Evropës, i cili do të rifitonte pjesërisht juridiksionin ekskluziv mbi tema të tilla si politika e azilit dhe migracionit. Programi i tyre zgjedhor për BE-në kërkon kryesisht "kufizim" - mbi të gjitha "qendrat e fuqisë së Brukselit" dhe mbi numrin e emigrantëve. Ka dallime të mëdha edhe në pyetjen nëse BE-ja duhet të përdorë armë për të mbështetur Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia.
Partitë në pushtet në Gjermani: SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU - mbështesin Ukrainën, edhe pse me thekse të ndryshme. Shumë parti të tjera kanë plane të ndryshme. Kufizimet në mbështetjen humanitare dhe një angazhim i fortë diplomatik për negociatat e paqes kërkohen jo vetëm nga AfD, por edhe nga Aleanca Sahra Wagenknecht dhe e Majta në programet e tyre për zgjedhjet në BE.
Dallimet mes partive dhe programeve
Ky krahasim programor përfshin ato parti nga Gjermania, të cilat u zgjodhën në zgjedhjet evropiane pesë vjet më parë. Sipas parimit të barazisë proporcionale të shanseve, krahas rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme evropiane, janë marrë parasysh edhe shanset e partive të bazuara në sondazhet përfaqësuese, pra hulumtimi i opinionit publik para zgjedhjeve evropiane të vitit 2024.
Aleanca e sapothemeluar Sahra Wagenknecht (BSW) ka arritur rezultate të konsiderueshme në sondazhet e muajve të fundit dhe për këtë arsye është përfshirë edhe në këtë krahasim të programeve. Baza e krahasimit janë programet për zgjedhjet evropiane 2024 të CDU/CSU, të Gjelbrit, SPD, AfD, E Majta, FDP, Votuesit e Lirë, Partia, ÖDP, Piratët, Volt, Partia e Familjes, Partisë për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Lista e Sahra Wagenknecht. Por janë bërë edhe analiza të partive të tjera, të cilat kanë rezultate më modeste në sondazhet për këto zgjedhje.
Programet elektorale të partive janë me gjatësi të ndryshme, të strukturuara në forma të ndryshme dhe me thekse të ndryshme. Por më së shumti vëmendje u është kushtuar temave më madhore që diskutohen më së shumti në opinion, siç janë parimet e BE, e ardhmja e BE, migrantët, Ukraina dhe tema të tjera. Votimet për PE në Gjermani mbahen me 9 qershor.