1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zelenskyj në Këshillin e Sigurimit: "OKB e pafuqishme!"

21 Shtator 2023

Presidenti ukrainas kriitkon strukturat e vjetëruara në OKB. Sipas tij kjo bën që e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit ndërkohë të jetë në favor të Rusisë si agresore, tha Zelenskyj në forumin më të lartë të OKB-së.

https://p.dw.com/p/4WcTm
Volodymyr Zelenskyj i veshur me këmishën ngjyrë ulliri mban fjalim si përfaqësues i Ukrainë para Kësillit të Sigurimit
Presidenti ukrainas ZelenskyjFotografi: Craig Ruttle/AP Photo/picture alliance

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kritikoi pafuqinë e kësaj organizate. Sipas tij OKB reagon ndaj problemeve me "retorikë" në vend që të japë "zgjidhje konkrete", tha Zelenskyj në fjalimin përpara Këshillit të Sigurimit. "Njerëzimi nuk ka më shpresa tek kjo organiatë botërore, kur është fjala për mbrojtjen e sovranitetit të kufijve të kombeve."

Salla e Këshillit të Sigurimit me ulëse dhe në formë rrethi
Fotografi: Timothy A. Clary/AFP/Getty Images

Zelenskyj kritikoi në radhë të parë të drejtën e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit: "E drejta e vetos në duart e agresorit e ka futur OKB-në në qorrsokak." Presidenti ukrainas kërkoi një arkitekturë moderne të OKB-së, në mënyrë që të mund të reagojë në kohën e duhur ndaj sulmeve kundër sovranitetit të shteteve të tjera. Ka ardhur koha, tha ai, që kombet e botës të bien dakord për një sistem, që do ta dëshironte secili për sigurinë e vet, tha Zelenskyj në Nju Jork. "Kush do të fillojë një luftë, duhet ta shohë, se çfarë do të humbasë", u shpreh Zelenskyj.

Invazioni rus në Ukrainë ka treguar, se çfarë dobie mund të kishin mekanizma të tilla dhe çfarë pasojash mund të kishin sanksionet e forta kundër një agresori, nëse këto masa do të merreshin pikërisht atëherë kur ai konstrukton ushtrinë e invazionit. "Kush do të nisë një luftë, duhet ta kuptojë gabimin fatal, se çfarë do të humbasë në të vërtetë, kur ta nisë luftën." Presidenti ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës agresore ruse kundër vendit të tij merr pjesë në një sesion të OKB-së me pjesëmarrës të nivelit të lartë. Nuk pati ndonjë tension gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, ashtu sikurse pritej me interes, në kuadër të sesionit të OKB-së. Menjëherë pas fjalimit Zelenskyj u largua nga Këshilli i Sigurimit.

Lavrov ngre akuza të rënda ndaj Perëndimit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej LavrovFotografi: Mary Altaffer/AP Photo/picture alliance

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i hodhi poshtë akuza ndaj vendit të tij në këtë seancë – dhe ashtu si edhe më parë ai bëri përgjegjës Perëndimin për tensionet e krijuara. Europën ai e kritikoi për "mentalitet kolonialist" Ai në fjalën e tij paraqiti gjendjen dhe zhvillimet që nga viti 2014 kur vendi i tij punshtoi Krimenë si dhe bisedimet që pasuan qysh nga ajo kohë me perëndimin.

Sipasj Lavrov, duket sikur ka frikë ndaj diskutimeve ekspertizë, tha Lavrov, i cili akuzoi Perëndimin për demagogji.

Lavrov kritikoi, që Perëndimi vepron "absolutisht vetëm mbi bazën e nevojave gjeopolitike". Kjo ka çuar në një tronditje të stabilitetit global si në ashpërsimin dhe krijimin e vatrave të reja të tensionit.

Në një seancë të hapur të Këshillit të Sigurimit lejohen të marrin pjesë jo vetëm 15 anëtarët e përhershëm, por edhe anëtarë nga vende të tjera. Gjermania aktualisht nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku bëjnë pjesë gjithsej 15 shtete anëtare dhe vetëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA - janë anëtarë të përhershëm. Ndërkohë Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit

 

 

rb/uh (AP, AFP, dpa, Reuters)