1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zelenski i kërkon Shqipërisë kufizim të tregtisë me Rusinë

4 Maj 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski në fjalimin e tij me video para Parlamentit të Shqipërisë kërkoi nga Shqipëria kufizimin e tregtisë me Rusinë dhe falënderoi vendin për mbështetjen ndaj Ukrainës.

https://p.dw.com/p/4AnnM
Ukraine President, Zelenski, delivered an online speech to Albania
Fotografi: Press Office/Albania Premiership

Në një fjalim të mbajtur përmes një lidhjeje direkte me video, të martën, (03.05) para Parlamentit të Shqipërisë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski kërkoi që Shqipëria të kufizojë tregtinë me Rusinë dhe të mbyllë portet për anijet ruse. "Askush nuk mund ta dijë nëse mes turistëve rusë nuk ndodhet ndonjë nga vrasësit e Bucha-s  apo xhelatët e Mariupoli-it”, iu drejtua ai deputetëve të Shqipërisë, kur kërkoi kufizimin e ardhjes në Shqipëri të turistëve rusë.

Paketa e sanksioneve të BE duhet të përmbajë embargon e naftës

Presidenti ukrainas, Zelenski u ndal në fjalimin e tij online para deputetëve të Shqipërisë edhe në paketën e gjashtë të sanksioneve që po diskutohet në Bashkimin Europian, (BE). "Duhet të këmbëngulim që kjo paketë të përfshijë edhe embargon e naftës. Bankat ruse duhen zhdukur përfundimisht nga sisemi global financiar. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht lidhja me Rusinë sepse në mos sot, nesër  Rusia do të përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë, kur të dëshirojë nga ju koncesione ose lidhje politike. Ju duhet t'ia hiqni këtë mundësi Rusisë” tha Presidenti Zelenski para deputetëve të Shqipërisë.

Ai e konsideroi parimore ndalimin e fondeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB)  për Rusinë. "Nëse Rusia shkel kartën e OKB-së, kërcënon  sigurinë ushqimore të botës, shkatërron paqen ne botë, ajo nuk ka të drejtë të marrë asnjë cent nga Kombet e Bashkuara,” tha në fjalimin e tij Presidenti i Ukrainës.

Google Hangout ANDERES FORMAT EU Europa Brüssel
Fotografi: imago/imagebroker

Falënderim për mikpritjen

Zelensky paraqiti para deputetëve krimet dhe mizoritë e agresorëve rusë, vrasjen e fëmjëve, shkatërrimin e qyteteve, objekteve fetare, që ai i përshkroi si "një përpjekje pëvr të ringjallur tiraninë në nivelin më të keq të parë ndonjëhere në shekullin e njëzetë.” Ai falënderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sidomos për mikpritjen ndaj qytetarëve ukrainas që janë strehuar në Shqipëri. "Jam i sigurtë që tani, të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël, kur duhet të jesh i guximshëm dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër dhe përzemërsi të madhe,” tha Presidenti Zelenski në fjalimin e tij online.

Kanzlerin Merkel empfängt albanischen Ministerpräsidenten Edi Rama
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Lufta e ukrainasve - shërbim i ꞔmuar për botën demokratike 

Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij vlerësoi luftën dhe rezistencën e popullit ukrainas ndaj agresorëve rusë si „sakrificë ekstreme e një populli liridashës dhe një shërbim i paçmuar ndaj botës demokratike, deri dje të përgjumur." Ai theksoi se në apektin e ndihmës materiale mundësitë e Shqipërisë janë modeste. „Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj qoftë në tryezën e NATO-s , qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria ka patur nderin të jetë bashkënismëtare e disa qëndrimeve domethënëse kundër agresionit rus", theksoi kryeministri Rama.

Ai përmendi pjesëmarrjen dhe kontributin e Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, që do të zhvillohet të enjten, (05.05) në Varshavë, e thirrur nga Polonia.

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana