Yjet e ardhshme të futbollit gjerman
Pas titullit të kampionit të botës për DFB mundi të bindë edhe ekipi i nën 19-vjeçarëve në Kampionatin Evropian në Hungari. Kush do të jetë Schweinsteiger apo Özili i së ardhmes? Yjet e ardhshme të futbollit gjerman.
Davie Selke
Sulmuesi i Werder Bremenit spikati në këtë Kampionat Evropian të ekipeve të të rinjve. Me golin e avantazhit në gjysmëfinale kundër Austrisë ai e çoi golavarazhin e tij në kampionat në gjashtë gola duke dalë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Në Bundesligë 19-vjeçari ende nuk ka shënuar.
Prova e dytë
Marc Stendera (m.) i Eintracht Frankfurt ka një kohë të gjatë vuajtjesh pas. Muaj me radhë mesfushori i talentuar ishte i detyruar të pushonte pas një krisjeje të ligamentit. Në Kampionatin Evropian të të rinjve ai u rikthye në mënyrë mbrësëlënëse dhe shpreson në një sezon pa lëndime në kampionatin gjerman.
Nipi i një legjende
Levin Öztunali sezonin e kaluar ndërroi nga Hamburger SV tek Bayer Leverkusen dhe ka pasur deri tani nëntë angazhime në kampionat. Në kampionatin Evropian të të rinjve Öztunal ishte një element qendror në rrugën drejt titullit. Ndoshta e ka edhe në gjene. Öztunali është nipi i sulmuesit legjendar Uwe Seeler.
„Matchwinner“ Mukhtar
Hany Muktar me golin e tij të fitores 1:0 në finalen në Budapest kundër Portugalisë u bë një „Matchwinner“. Goli i tij në minutën e 39-të i siguroi ekipit gjerman të të rinjve titullin e kampionit të Evropës. Në Bundesligë ai është golashënues për Hertha BSC.
Endrra e kapitenit
Kapiteni i ekipit Niklas Stark nga 1.FC Nürnberg është organizatori në ekip. Ai kujdeset për stabilitet në mbrojtje. Stark ishte pjesë e ekipit të të rinjve deri 17 vjeç të cilët dy vjet më parë humbën në finale me penallti kundër Holandës. Tani ai përmbushi në Budapest ëndrrën e titullit të kampionit në Kampionatin Evropian.
Oliver Schnitzler
Portieri Oliver Schnitzler, i cili luan me VfR Aalen në kategorinë e dytë të Bundesligës pësoi vetëm dy gola gjatë gjithë kampionatit. Në finale Schnitzler arriti të sprapsë një mundësi të mirë të Marcos Lopes në minutën e 68-të dhe pengoi barazimin me Portugalinë.
Specialisti i mbrojtjes
Me 19 vjeç Kevin Akpoguma ndërroi në sezonin e ri nga amatorët në nivelin e profesionistëve në TSG 1899 Hoffenheim. Edhe ai ishte në finalen e humbur të ekipit të 17-vjeçarëve kundër Holandës para dy vitesh. Tani Akpoguma kthehet në Kraichgau si kampion evropian i ekipit gjerman të 19-vjeçarëve.
Nga kategoria e tretë tek titulli i Kampionit të Evropës
Joshua Kimmich sapo është ngritur në kategori me RB Leipzig në Bundesligë. Përgatitja e tij si futbollist është bërë tek të rinjtë e VfB Stuttgart. Kimmig shpreson që me Leipzig, me financimin edhe të një prodhuesi pijesh për energji të bëjë hapin e ardhshëm. Objektivi është futboll i nivelit më të lartë në Bundesligë.
Nga Frankfurt në Freiburg
Pesë herë deri tani Marc-Oliver Kempf (d.) ka pasur mundësi të shijojë ajrin e Bundesligës. Tani Kempf do të bëhet lojtar i përhershëm i Bundesligës. Mbrojtësi mesfushor do të ndërrojë në sezonin e ri nga Eintracht Frankfurt tek SC Freiburg. Në fillim të sezonit të kaluar Kempf refuzoi një ofertë të Juventusit.
Brandt-i i Bayer-it
Julian Brandt vlerësohet si një nga talentet e mëdha të futbollit në Gjermani. Në 12 ndeshje në Bundesligë për Bayer 04 Leverkusen ai ka shënuar deri tani dy gola. Edhe në Ligën e Kampionëve ka marrë pjesë në disa ndeshje. Që tani vlera e tregut të 18-vjeçarit është pesë milionë euro.