1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vuçiç pretendon se ka fituar shumicën absolute në zgjedhje

17 Dhjetor 2023

Vuçiçi i shpalli zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar, dy vjet pasi u zgjodh parlamenti i fundit. Partia e tij pritet të marrë një mandat tjetër katërvjeçar, por mund të përballet me vështirësi në zgjedhjet lokale.

https://p.dw.com/p/4aGK4
Vuçiçi duke votuar sot, 17.12.2023
Presidenti Vuçiç duke votuar sot, 17.12.2023Fotografi: Zorana Jevtic/REUTERS

Populistët në pushtet në Serbi thonë se korrën një fitore gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

Sipas kryeministres në detyrë, Ana Brnabiç, Partia Progresive Serbe (SNS) pritet të fitojë 47% të votave, ndërsa grupi kryesor i opozitës, "Serbia kundër dhunës" (SPN), pritet të marrë 23% të votave.

“Ne do të kemi një shumicë absolute në parlament me 127 vende”, u tha gazetarëve presidenti Aleksandar Vuçiq.

Këto zgjedhje vijnë në fund të një viti të turbullt për Serbinë, me tensione të brendshme pas shkëmbimeve masive të zjarrit të njëpasnjëshme në Serbi, që morën jetën e 18 personave. Gjatë vitit të kaluar, tensionet me Kosovën fqinje, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, u përshkallëzuan.

Tensionet e brendshme e kanë tronditur mbështetjen e Vuçiçit, por partia e tij populiste e krahut të djathtë, Partia Progresive Serbe (SNS), ruan një epërsi të konsiderueshme ndaj opozitës, sipas një sondazhi të fundit të Ipsos.

Aleksandar Vucic ne radhe per votim
Fotografi: Marko Djurica/REUTERS

18 parti dhe aleanca konkurruan

Tetëmbëdhjetë parti dhe aleanca konkurruan për 250 vende në Parlament në votimin e së dielës. Për të marrë një mandat kërkohet një minimum prej 3% të votave.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit (06:00 GMT) për t'u mbyllur në orën 20:00.

Megjithëse SNS e Vuçiçit kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve, aleanca e qendrës së majtë "Serbia kundër dhunës" dhe Partia Socialiste (SPS) e ministrit të Jashtëm në largim Ivica Daçiç llogarisin gjithashtu një mbështetje të dukshme.

Pllakata zgjedhjesh
Fotografi: Zorana Jevtic/REUTERS

Vuçiç vihet në provë në zgjedhjet lokale në Beograd

Votimi parlamentar përkon me zgjedhjet lokale që zhvillohen në shumicën e komunave, në kryeqytetin Beograd dhe në provincën veriore të Vojvodinës.

Zgjedhjet e Beogradit pritet të jenë një fushë beteje vendimtare midis SNS dhe aleancës "Serbia kundër dhunës". Lëvizja u krijua pas skenave masive të shkëmbimit të zjarrit, të cilat bënë që të dalin në rrugë për muaj të tërë qindra mijëra protestues.

Vuçiçi i ka quajtur manifestimet një komplot të huaj dhe shpesh ka paralajmëruar se Serbia do të lihej pa drejtim pa të.  "Nuk ka të bëjë me largimin tim nga pushteti, ka të bëjë me atë që ata të shkatërrojnë gjithçka,” u tha ai mbështetësve në një tubim të fundit.

"Do të na duheshin 20 vjet për të rregulluar gjithçka [...] Prandaj do t'i mposhtim më bindshëm se kurrë”.

aud/rmt/(AFP, Reuters)