1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vrasje për nder, dhunë dhe martesa me detyrim

Axel Primavesi13 Mars 2006

Mëdyshja e perëndimit ndërmjet tolerancës dhe të drejtave të njeriut

https://p.dw.com/p/AsGP
Fotografi: dpa - Bildarchiv

Hatun Sürücü u vra në shkurt 2005 në një stacion autobuzi në Berlin. Vrasësve, tre vëllezërit e saj, po u bëhet ndërkohë procesi. Shkaku i vrasjes se gjoja Hatuni duke marrë arratinë nga martesa me detyrim ka njollosur nderin e familjes. Vetëm në Gjermani në vitin 2004 ka patur së paku tetë nga këto të ashtuquajtura vrasje për nder njofton organizata për të drejtat e grave, Terre des Femme. Në mbarë botën numri i tyre vlerësohet të jetë 5000 në vit. Por supozohet që shifra e vertetë të jetë më e lartë. Që prej vitesh gratë luftojnë në mbarë botën kundër dhunës ndaj grave në shoqëritë muslimane. Në ditën botërore të gruas në Këln u zhvillua një konferencë ndërkombëtare kundër vrasjeve për nder.

Me interesim vështrojnë spektatorët ekranin e madh në shkollën e lartë profesionale në Këln. Shumica e tyre e shohin për herë të parë filmin hollandez "Submission"-nënshtrimi. Në të një muslimane e re përshkruan, torturat që ajo jeton pas martesës me detyrim. Pasi regjizori i filmit, Theo van Gogh, u vra në rrugë të hapur skenaristja e filmit jeton me mbrojtje të vazhdueshme të policisë. Ayan Hirsi Ali u arratis vetë nga një martesë me detyrim nga atdheu i saj Somalia për në Hollandë. Që atëherë ajo lufton kundër prerjes së jashtme të organeve gjenitale të grave, kundër martesave me detyrim, martesave për nder dhe kundër indiferentizimit të perëndimit.
"Këro vrasje ndodhin pa zhurmë. Të gjitha viktimat e ulërasin nga shpirti vuajtjen e tyre. Nuk është se bota nuk i dëgjon këto britma. Ne vetëm kemi vendosur që kësaj teme të mos i kushtojnmë vëmendje. Eshtë thjesht më e rehatshme, të injorohen problemet. Sidomos kur janë të gjëra, dhe për shumicën e lexuesve të gazetave ndodhin në fundin tjetër të botës."
Fajin në dhunën kundër grave sipas mendimit të të gjitha oratoreve nuk e ka feja islame. Përgjegjësinë për këtë e mban një lëvizje politike. Ajo keqpërdor fenë, për të nënshtruar gartë, për t´i keqtrajtuar dhe vrarë, thotë aktivistja për të drejtat e gruas Azar Majedi. Në të njëjtën kohë perëndimi bën shumë lëshime kundër islamizmit politik. Nga frika se mos konsiderohet jotolerant dhe racist. Por ky nuk është justifikim për Azar Majedin.
"Ne nuk respektojmë vlera dhe ideologji, të cilët nuk respektojnë njerëzit. Të cilat nuk respektojnë të drejtat e grave dhe të fëmijëve, që nuk repsektojnë as lirinë, as barazinë. Këtë nuk mund ta durojmë."
Shansin e vetëm në luftën kundër islamistëve Homa Arjomad e sheh në një fushatë të gjërë politike. Ajo vetë ka ikur në Kanada në vitin 1989 nga regjimi islamik në Iran. Homa Arjomand kërkon ligje më të rrepta kundër martesës me detyrim dhe më shumë mbështetje për gratë, të cilët duan të ikin nga burrat e dhunshëm, vëllezërit, apo baballarët. Por vetëm kjo nuk mjafton. Perëndimi nuk mundet nga njëra anë të mbështesë shtepitë për mbrojtjen e grave dhe në të njëjtën kohë të japë shuma milionëshe për xhamitë dhe shkollat e kuranit, thotë Homa Arjomand.
"Ne shohim të gjitha partitë që qeverisin në perëndim, se si ata flirtojnë me grupet fetare. Në të njëjtën kohë ata presin, që dhuna kundër grave të marrë fund. Kjo është qesharake. Kjo është qesharake, nqs dëshëron një shoqëri pa dhunë dhe në të njëjtën kohë mbështet fenë, e cila është pikërisht përgjegjëse për këto akte dhune."
Zgjidhja për Homa Arjomand është ndarja e prerë ndërmjet shtetit dhe fesë. Ketu ajo e sheh mundësinë e vetme, për t´i dhënë fund të përhershëm shtypjes së grave dhe vajzave. Për këtë lufton edhe Fatma Bläser. Cdo ditë ajo shkon në shkollat gjermane, për t´u ndihmuar vajzave turke. Në moshën 19 vjeçare ajo u arratis nga Turqia nga një martesë e detyruar. Pas kësaj Fatma Bläser është dashur t´u fshihej vite me rradhë vëllezërve të saj.
"Kur nuk e durova dot më dhunën në familjen time dhe në shoqëri, vendosa një ditë, që t´i jap fund jetës. Pas disa orësh u zgjova në një dhomë spitali. Dëgjova se si babai im tha, më mirë të kishte vdekur. Dhe unë i dëgjoj akoma sot këto fjalë. Unë mendoja, se unë jam vajza e tij, mendoja se unë jam Fatma e tij e dashur. Mendoja se jam mishi dhe gjaku i tij, siç thuhet nga ne."
Deri tani në BE ka vetëm iniciativa të avashta për mbrojtjen e grave. Në Gjermani Këshilli Federal në fillim të vitit aprovoi një ligj kundër martesës me detyrim. Dhe Austria do ta shfrytezoje presidencën e saj të rradhës së BE-së, për të krijuar një rrjet kundër dhunës tradicionale ndaj grave. Por në fund vetëm reformat në vendet muslimane mund t´i zgjidhin problemet deri në fund.