1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Volkswagen fillon shkurtimet

Katrin Mihaelssen6 Shtator 2005

Mijëra vende pune pritet të shkurtohen nga koncerni i automobilëve Volkswagen. Të prekura nga këto masa janë kryesisht fabrikat në Evropë

https://p.dw.com/p/As96
Logoja e VW-së
Logoja e VW-sëFotografi: dpa

Lajmi nuk ishte dhe aq i papritur për punonjësit e koncernit Folksvagen. Qysh në gusht shefi Bernd Pishetsrieder pat lënë të kuptohet se do të ketë shkurtime. Ai e deklaroi këtë masë zyrtarisht në mbledhjen e ndërmarrjes ditën e hënë. Duke folur përpara 20.000 punonjësve lidhur me gjendjen e vështirë të koncernit, Pishetsrieder deklaroi, se do të shkurtohen disa mijëra vende pune. Nisur nga presioni i konkurrencës mbarëbotërore koncerni duhet të kursejë në të gjithë sektorët. E kjo pavarëssiht nga rritja e xhiros në ndërmarrjes. zëdhënësi i koncernit Dirk Grose-Lege: "Ne natyrisht duam që të shkurtojmë sa më pak punonjës të jetë e mundur, nëse do t´ia dalim t´u bëjmë ballë problemeve me masa të tjera. Ka një mundësi që të punojmë me më pak punëtorë, ose me kosto më të ulët për punëtor, ose duke i kombinuar këto dy mundësi. Ka të ngjarë që të realizohet opcioni i fundit, por do të diskutojmë në këshillin e ndërmarrjes mbi masat konkrete, gjë që nuk mund ta pöublikojmë tani zyrtarisht."

Për të reduktuar vendet e punës, koncerni do t´i përmbahet kontratës mbi tarifat duke përdorur instrumenta të tilla si pensionime te parakohshme apo shkurtimin e orarit të punës për ata që po i afrohen moshës së pensionit. Gjithashtu koncerni synon të konsultohet individualisht me të gjithë punonjësit për t´u ofruar atyre kontratat e shkurtimit të vendeit të punës. Në këtë pikë shefi i këshillit të ndërmarrjes, Bernd Osterloh, nuk sheh ndonjë shkelje të kontratës mbi tarifat: "Ne kemi ndërkohë problem me kërkesën, megjithatë nuk mund t´i ngarkojmë fabrikat ashtu siç do të dëshironim."

Punëtorët e Folksvagenit kanë reaguar me qetësi ndaj këtyre masave të paralajmëruara: "Mendoj, se kjo është për një periudhë kalimtare. Situata është kështu dhe na duhet që të pajtohemi me të. Për mua është e qartë, ashtu si edhe më parë, ne na duhet që ta shtrëngojmë rripin."

Ndërkohë nuk është vendosur gjë as në grindjen mbi atë se cila fabrikë do t´i prodhojë në të ardhmen makinat e tipit fuoristradë të Folksvagenit. Fabrika në Volfsburg duhet të marrë tenderin, nëse punonjësit do të jenë të gatshëm për të bërë lëshime të mëtejshme. Në rast të kundërt koncerni kërcënon që ta zhvendosë prodhimin në Portugali. Këtu veturat mund të prodhohen me rreth 1000 euro më lirë për copë.

E pra mos vallë po fryn ndonjë erë tjetër në kantjeret e koncernit të automobilëve? Në këtë lojë rrezikohet shumë. Sepse deri më sot bashkëpunimi mes kryesisë së ndërmarrjes dhe sindikatave ka qenë shembullor. Por kohët kanë ndryshuar, thotë Albreht Deninghof, analist në fushën e automobilëve pranë Hypo-Vereinsbank në Mynih. Sipas tij shkurtimi i vendeve të punës është i dhimbshëm, por i pashmangshëm.