Beate Zschaepe vazhdon heshtjen
17 Maj 201338 vjeçarja doli për herë të katërt para gjykatës së Mynihut ditën e Enjte (16.05.2013). Prokurorët thonë se dy meshkuj të cilët kryen vetëvrasje në vitin 2011 kanë vrarë tetë shitës turq, një emigrant grek dhe një police, gjatë një periudhe kohore prej shtatë vjetësh. Sipas tyre Zschaepe ishte personi i tretë që ka marrë pjesë në këto vrasje.
Ajo akuzohet për bashkëpunim. Avokatët e saj, të cilët disa muaj më parë kanë deklaruar për gazetarët se i kanë këshilluar klientes së tyre të mos flasë, i thanë gjykatësit të çështjes Manfred Götzl se ajo nuk do të japë dëshminë. Sipas ligjeve gjermane ajo është e detyruar vetëm të japë emrin e saj dhe t'i përgjigjet disa pyetjeve për biografinë e saj.
Seanca e radhës tashmë do të jetë në katër qershor. Deri tani janë lexuar akuzat, por nuk është thirrur asnjë dëshmitar, çka ka zhgënjyer familjarët e viktimave, të cilët shpresonin të dëgjonin se pse ishin vënë emigrantët në qendër të sulmeve të tyre. Gjykimi i saj mund të zgjasë më shumë se një vit dhe pritet të hedhë dritë se si neo-nazistët kryen aktet terroriste.