1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndeshja skandal e Beogradit

Volker Wagener15 Tetor 2014

Pavarësisht se kush është përgjegjës për provokimin me minikopterin në Beograd, ky tregoi se Brukseli ka në prag një minë tokësore, mendon Volker Wagener.

https://p.dw.com/p/1DWCB
Fotografi: Reuters/Marko Djurica

Gjithmonë kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekszitojnë paragjykimet kundrejt njerëzve nga "Ballkani". Përbuzja e evropianëve gjoja të civilizuar ndaj "balkanasve" është e gjatë. Edhe në kohën e kancelarit Bismark, rajoni i madh juglindor i parë nga distanca konsiderohej si asgjë më shumë se sa një fuçi e rrezikshme baruti. Kjo është politikisht jo korrekte sepse është përçmuese, por tani klishetë e atyre që i pëlqejnë ato po marrin një shtysë të mëtejshme. Fajin e kanë vetë ballkanasit, mund të thuhet nën përshtypjet e "sulmit me helikopter të telekomanduar" për të cilin dyshohet se e kanë bërë shqiptarët në Beograd.

Veprim i një adoleshenti politik apo llogari diabolike?

Për sulmin me minikopterin thuhet se është përgjegjës Olsi Rama. Në rast se kjo do të jetë e vërtetë, atëhere ky do të ishte padyshim veprimi i një njeriu të çoroditur mendërisht, politikisht dhe nga karakteri. Sepse në çdo gjë që bën Olsi Rama nuk është vetëm një person privat. Ai është vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Thuhet se Olsi është ai që nisi nga llozha VIP minikopterin me flamurin e shqiptar mbi stadium. Po siç u tha, dyshohet pra se ka qenë ai, por konfirmime nuk ka.

Po ashtu qarkullojnë edhe teori, sipas të cilave ishin vetë "serbët" regjisorët e skenës me fluturimin e minikopterit në stadiumin Partizani. Një veprim të tillë mund ta presës nga secila palë - dhe në këtë këndvështrim skandali i Beogradit është më pak një çështje futbolli se sa një çështje politike. Një çështje për Bashkimin Evropian. Sepse në flamur shihej diçka me potencial të lartë shpërthyes: një Shqipëri të Madhe, që përfshin Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë, të Greqisë dhe të Malit të Zi. Një minë tokësore për Brukselin.

Volker Wagener
Volker WagenerFotografi: DW

Serbia, Shqipëria dhe Kosova duan të anëtarësohen në BE. Kjo paketë duhet të peshohet me mjaft maturi. Brukseli e bëri njëherë gabimin duke pranuar me shumë ngut vende të Europës Lindore në familjen evropiane. Rumania dhe Bullgaria nuk ishin të gatshme për anëtarësim në BE jo vetëm aspektin ekonomikisht. BE-ja nuk ka nevojë për kandidatë që me ose pa dashje i sjellin me vete rivalitetet e tyre në BE. Sidomos kur ato kanë të bëjnë me pretendime territoriale.

Ndeshja e kthimit javën e ardhshme - vëlla Edi tek kryeministri serb Vuçiç

Skenari i ditёve shqiptaro-serbe tё kaosit pёrmban edhe takimin qё ka mё 22 tetor nё Beograd kryeministri shqiptar Edi Rama. E ky njё takim jo thjeshtё i rutinёs sё aktivitetit politik. Rama takon Aleksandёr Vuҫiҫ, kryeministrin serb. Nё kёtё nivel nuk ka pasur kontakte qysh prej 68 vjetёsh. Njё vizitё shtetёrore me rёndёsi historike kjo nё njё atmosferё tё kontaminuar. Sepse edhe pa „aferёn e minikopterit tё telekomanduar“ nё Beograd marrёdhёniet mes Tiranёs e Beogradit janё nё pikёn zero.

Kjo nuk është ndonjë gjё e re, sepse edhe në kohën e Titos, i cili propagandonte socializmin jugosllav me fytyrë njerëzore, dhe kundërshtarit të tij shqiptar Enver Hoxha, i cili e konsideronte veten si drejtues të komunizmit evropian të Epokës së Gurit, Tirana dhe Beogradi ishin armiq për kokë. Ajo që pritet javën e ardhshme në takiminin Vucic - Rama është një përpjekje për të filluar shkrirjen e marrëdhënieve politike që janë të ngrira.

Kosova, një halë në syrin serb

Fjala kyçe këtu është Kosova. Pavarësisht se kush është përgjegjës për provokimin e Beogradit, dikush është i interesuar të pengojë afrimin. Që nga viti 1999 serbët dhe shqiptarët luftojnë për ish-krahinën autonome të Kosovës. Në fakt, vendi më i varfër i Evropës është i humbur prej kohësh për çështjen serbe. Në vitin 2008 shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh. Në vend të saj, që nga viti 2013 është në fuqi një paqe e ftohtë e ndërmjetësuar nga BE-ja. Asgjë më shumë! Minikopteri pa pilot i Beogradit - pavarësisht se kush është përgjegjës për të - tregoi një gjë: BE-ja ka një problem në juglindje.