1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendimi:Paga minimale vlen edhe për "përkujdesjen 24 orëshe"

25 Qershor 2021

Gjykata Federale e Punës vendosi: personeli sanitar kujdestar duhet të paguhet me pagën minimale edhe kur rri në gatishmëri.

https://p.dw.com/p/3vWU3
Deutschland | Bayern beschliesst Besuchsverbot in Altenheimen
Fotografi: picture-alliance/dpa/SvenSimon

Personeli i huaj sanitar dhe për ndihmë shtëpiake, i ndërmjetësuar në Gjermani, të cilët kujdesen për të moshuarit në shtëpitë e tyre kanë të drejtën të mos paguhen nën pagën minimale. Kjo u vendos nga Gjykata Federale e Punës në Erfurt. Ky vendim historik thekson që paga minimale vlen gjithashtu për kohën e gatishmërisë, në të cilën kujdesi ofrohet kur kërkohet.

"Edhe koha e gatishmërisë duhet të paguhet me pagën e plotë minimale," sqaroi kryetari i trupit gjykues Linck gjatë seancës. Kjo vë në pikëpyetje modelin e biznesit të "kujdesit 24-orësh" brenda katër mureve të shtëpisë, të cilin e ofrojnë shumë agjenci rekrutimi.

Sipas deklaratës së gjykatësit, shërbimi i gatishmërisë mund të nënkuptojë gjithashtu që personeli infermieror kujdestar të jetojë në shtëpinë e të moshuarve. Kjo në thelb e detyron personelin të punojë në të gjitha orët e ditës dhe natës, kur është e nevojshme.

Padinë në gjykatë e çoi një grua nga Bullgaria. Sipas deklaratave të saj, ajo kujdesej për një të moshuar në apartamentin e saj në Berlin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Në kontratën e saj si asistente sociale përmendej se ajo duhet të punonte 30 orë në javë.

Coronavirus Deutschland | Krankenpflege
Fotografi: Bernd Wüstneck/dpa/picture alliance

"Vendimi do të shkaktojë një cunami"

Paditësja nuk kishte kohë të lirë, madje as ditë pushimi. Për angazhimin e vazhdueshëm që kërkohej, ajo paguhej vetëm për gjashtë orë në ditë. Ajo merrte 950 euro neto në muaj. Bullgarja ishte e para nga rreth 100.000 deri 300.000 kujdestarë, kryesisht gra nga Evropa Lindore, që jetojnë me të moshuar gjermanë për t'u kujdesur për ta.

Specialistët e infermierisë dhe sindikatat besojnë se disa qindra mijë kujdestarë të huaj punojnë  në familjet gjermane për njerëzit në nevojë për kujdes - shpesh nën kushte të pasigurta pune. Kryetari i Fondacionit Gjerman  për Mbrojtjen e Pacientëve, Brysch, deklaroi në një reagim të parë se vendimi ishte i shpjegueshëm. Por kjo shkakton një cunami për këdo që varet nga mbështetja e infermierëve të huaj në shtëpi. Presidentja e shoqatës shoqërore VdK, Bentele, u tha gazetave të grupit mediatik Funke se pas vendimit, kujdesi në shtëpi është i kërcënuar.

Ende nuk është marrë një vendim në lidhje me shumën e pagesës shtesë që do të marrë paditësja nga kompania e saj bullgare. Gjykata Federale ia kaloi çështjen përsëri në Gjykatës së Punës të Landit Berlin-Brandenburg. Në seancat e mëparshme gjyqësore, për shtatë muaj ishte llogaritur një pagesë e prapambetur prej më shumë se 38.000 eurosh.

 

 

aud (dw, dlf)