1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare

13 Prill 2019

Udhëtarët në kufirin gjermano-austriak duhet të përgatiten për kontrolle në kufi. Edhe Danimarka, Suedia dhe Franca do të vazhdojnë kontrollet kufitare. Si arsye për vazhdimin e tyre përmendet edhe itinerari i Ballkanit.

https://p.dw.com/p/3GiU5
Deutschland Grenzkontrollen Kehl nach Anschlag in Straßburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Schmidt

Startschus Ostsee in Brandenburg. Ab jetzt fließt Ëasser in die alte Tagebaugrube. In sechs Jahren soll dann die nötige Mindesthöhe von 2,70 Meter in der Mitte des Sees erreicht sein. Dafür müssen jedes Jahr 45 Millionen Kubikmeter Ëasser in das Tagebauloch fließen. Gespeist ëird der Ostsee aus der Spree.desthöhe von 2,70 Meter in der Mitte des Sees erreicht sein. Dafür müssen jedes Jahr 45 Millionen

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë bëri të ditur, se vendimi për vazhdimin e kontrolleve kufitare është marrë për shkak të një numri ende të lartë të kalimit ilegal të kufirit. Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë informoi Brukselin se nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019 janë regjistruar 950 raste të shkeljes ilegale të kufirit. Nga ana tjetër është rritur së fundmi sërish „potenciali i migrimit" përmes Detit Mesdhe dhe nga i ashtuquajturi itinerari i Ballkanit. Prandaj Gjermania nuk mund të heqë dorë nga instrumenti i kontrollit të brendshëm kufitar, thuhet në kërkesën që ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer i ka dërguar zëvendëspresidentit të KE, Frans Timmermans.

Griechenland Flüchtlinge verlassen Flüchtlingscamp bei Diavata
Refugjatë në GreqiFotografi: Reuters/A. Avramidis

Por jo vetëm Gjermania do të vazhdojë kontrollet kufitare. Danimarka po ashtu ka bërë të ditur zgjatjen e kontrolleve kufitare deri në nëntor dhe e argumentoi këtë me „presionin që ende ekziston në kufijtë e jashtëm të Europës". Kërcënimi terrorist për Danimarkën është si edhe më parë serioz, „gjë që e bën të nevojshme kontrollin kufitar", tha ministrja daneze për Integrimin dhe të Huajt, Inger Støjberg.

Kontrolle në Francë dhe Suedi

Në hapësirën e Shengenit, ku bëjnë pjesë 26 vende europiane nuk duhet të ketë kontrolle kufitare. Por në vitet e fundit një sërë shtetesh përdorën rregulloren për raste të veçanta dhe i rivendosën kontrollet në kufi. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, një kërkesë për zgjatjen e kontrolleve kufitare ka ardhur nga Gjermania, Danimarka dhe Suedia. Ndërkohë edhe Franca e Austria kanë informuar autoritetet për zgjatjen e kontrolleve kufitare. Kontrollet kufitare mes Gjermanisë e Austrisë pritet të vazhdojnë deri në 11 nëntor 2019. Gjermania kontrollon kufirin me Austrinë nga vjeshta e vitit 2015, kur erdhën dhjetëra mijëra refugjatë nga Greqia përmes itinerarit të Ballkanit.

la/cgn/haz (afp, dpa)