Vendet e Ballkanit Perëndimor në Bursën e Turizmit, ITB, në Berlin
Turizmi - fjalë kyçe për ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Imazhe nga prezantimi i tyre në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, ITB, në Berlin.
Shqipëria
Shqipëria prezantohet me stendën e saj prej disa vitesh në ITB.
Turizmi bregdetar
Turizmi bregdetar është një nga shtyllat e turizmit shqiptar falë natyrës së bukur dhe brigjeve me larmi pejzazhi - ranor dhe shkëmbor.
Turizmi alpin
Lugina e Thethit në Veri të Shqipërisë - Me ndihmën gjermane përmes GIZ (Shoqata Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar) në Theth është ndërtuar një kompleks për turizmin alpin.
Kosova në ITB
Kosova prezantohet në ITB që nga viti 2009. Edhe sivjet Kosova është e pranishme me stendën e saj në Berlin. Një theks i veçantë në ofertën turistike të Kosovës i kushtohet turizmit alpin me kompleksin e skijimit në Brezovicë si dhe monumenteve të kulturës.
Kroacia
Kroacia me traditën e gjatë në fushën e turizimit krahas bregdeitit të dalmacisë dhe ishujve përreth promovon në panair edhe parqet kombëtare...
Liqenet Plitvicer
Imazhe nga parku kombëtar në Kroaci Liqenet Plitvicer.
Serbia
Ndonëse Serbia nuk ka dalje në det nga viti në vit dega e turizmit është përforcuar. Në ITB Serbia prezanton ofertën turisite të pasur me ture nëpër qytete, kështjella e parqe natyrore.
Bosnje-Hercegovina
Në Bosnje-Hercegovinë shtrihen alpet jugore ende të pazbuluara si duhet prej turistëve. Pejzazhet e virgjëra dhe natyra e pacënuar e bëjnë atë tërheqëse gjithnjë e më shumë.
Mali i Zi
Mali i Zi prezantohet në ITB 2016 nën moton: Bukuri e virgjër...
Budva
Gjiri i Budvas në Mal të Zi është një ndër plazhet e preferuara të rajonit dhe mjaft i frekuentuar nga turistët nga Gjermania, Austria e Zvicra.