1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon tensioni për jeten e 23 koreanojugorëve të rrëmbyer në Afganistan

24 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BLUp

Vazhdon tensioni për 23 koreanojugoret e rrëmbyer në Afganistan. Zëdhënësi i vetëshpallur i talibanëve Kari Jussef Ahmadi bëri të ditur shtyrjen e ultimatumit edhe 24 orë deri të martën në mbrëmje ora lokale. Afati i vënë fillimisht është shtyrë kështu tri herë. Ahmadi tha, se talibanët kërkojnë këmbimin e të krishterëve koreanë me 23 shokë të idealit që mbahen në burg. Qeveria në Seul ka ndaluar ndërkohë udhëtimet në Afganistan. Në luftimet në provincën Helmand dhe Sabul sipas të dhënave zyratre janë vrarë së paku 64 kryengrites. Gjashtë ushtarë të Natos ndër ta katër amerikanë dhe një norvegjez, humbën jetën nga sulmet e rebelëve.