1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon eksporti i drithërave nga portet e Ukrainës

5 Gusht 2022

Tri anije transporti me rreth 58,000 ton misër në bord u nisën nga portet e Ukrainës drejt Irlandës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë.

https://p.dw.com/p/4FBGV
Ukraine "Navistar" verlässt den Haffen von Odessa
Fotografi: Turkish National Defense Ministry Press Office/TASS/picture alliance/dpa

Dy javë pas përfundimit të marrëveshjes për eksportin e prodhimeve bujqësore nga Ukraina, tri anije të tjera të ngarkuara me drithëra dhe ushqime u larguan nga portet ukrainase të Detit të Zi, dy nga porti Chornomorsk dhe një nga Odesa.

Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës, Olexander Kubrakov, tri anijet e transportit "Navistar", "Rojen" dhe "Polarnet" kishin rreth 58,000 ton misër në bord.

Getreide aus der Ukraine
Fotografi: TURKISH DEFENCE MINISTRY/ REUTERS

Destinacioni i tyre është Irlanda, Britania e Madhe dhe Turqia, u tha nga ministria. Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes edhe një anije transporti bosh do të niset për në një port ukrainas pas inspektimit në Stamboll.

Ukraina kërkon të eksportojë edhe mallra të tjera

Ndërkohë Ukraina po kërkon që marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi të shtrihet edhe për mallra të tjera. Marrëveshja ka të bëjë me logjistikën dhe me lëvizjen e anijeve në Detin e Zi, tha zëvendësministri i Ekonomisë Taras Katshka për Financial Times, dhe kur flitet për mallra nuk ka asnjë ndryshim midis grurit dhe mineralit të hekurit, për shembull.