1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdojnë bisedimet për 21 koreanojugorët në Afganistan

11 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BTB0
Diplomatët koreanojugorë po vazhdojnë të negociojnë në Afganistan për fatin e 21 bashkëkombësve të tyre. Pas një ndërprerjeje ka filluar ndërkohë raundi i dytë i bisedimeve me përfaqësues të talibanëve radikalë, islamikë, bëri të ditur administrata rajonale. Bisedimet po zhvillohen në një zyrë të Gjysmëhënës së Kuqe në provincën Ghasni. Më parë delegacionit të talibanëve i ishte premtuar kalim i lirë. Pengmarrësit e 21 punonjësve koreanojugorëve për rindërtimin vazhdojnë të kërkojnë lirimin e bashkëluftëtarëve nga burgjet afgane.