1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdojnë përpjekjet për lirimin e pengjeve të huaja në Afganistan

Sabine Matthay 29 Korrik 2007

Toni mes Talibanit dhe qeverisë afgane po ashpërsohet në lidhje me 22 pengjet e marra koreano-jugore. Kabuli ka deklaruar se në rast nevoje do të ndërhyjë me dhunë për t´i luruar pengjet.

https://p.dw.com/p/BNM8

Kjo deklaratë qeveritare erdhi pasi Talibani vuri të dielën në mbrëmje një ultimatum të ri. Ndërkohë pengu gjermane mbetet ende në duart e pengmarrësve të tij afganë.


Ndërkohë që pengmarrja e inxhinierit gjerman dhe 5 kolegëve të tij afganë nuk ka shkaktuar reagime në Afganistan, presidenti afgan Hamid Karsai u shpreh të dielën në mbrëmje në mënyrë publike lidhur me pengjet e krishterë koreano-jugorë.

Ky rast pengmarrjeje turpëron nderin afgan, tha Karsai. Pas vrasjes së një pengu, tani mbahen peng 22 të tjerë, 14 prej të cilëve janë gra. Të mbash miq të huaj peng e sidomos gra, është një akt joislamik, thuhet ndër të tjera në deklaratën e presidentit afgan Karsai.

Reagimet e Talibanit erdhën të dielën në mbrëmje. Zëdhënësi Ahmadi vuri një ultimatum të ri: Në rast se qeveria afgane nuk liron nga burgu deri të hënën në mesidtë të burgosurit talibanë, atëherë koreantët do të vriten.

Bisedimet me pengmarrësit nuk kanë qënë të frytshme. Sipas ndërmjetësuesit të qeverisë afgane, kontakti me pengmarrësit është bllokuar aktualisht. Presidenti Karsai dhe i dërguari i tij koreano jugor Jong Chung ranë dakord pas një takimi të përbashkët në Kabul, se do të angazhohen më shumë për lirimin e pengjeve. Pjesë e këtij angazhimi është mesa duket edhe lirimi me dhunë në rast nevoje i pengjeve. Pas deklaratave të tilla të ministrit të brendshëm afgan Mangal, Talibani kërcënoi se do t´i vrasë pengjet.


Ndërkohë përpjekjet për lirimin e pengut gjerman dhe 5 kolegëve të tij afganë po zhvillohen në mënyrë më pak mediatike. Pengmarrësit e konsiderojnë veten si pjesë e talebanëve, por nuk janë antarë të grupit që i qëndrojnë pranë Mullah Omarit dhe nuk kanë qëllime politike por motive kriminele. Sipas burimeve të ministrisë së jashtme gjermane bisedimet me pengmarrësit vazhdojnë se gjermani i marrë peng ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.