Vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit & Projekti letrar serbo - kosovar
30 Mars 2011Reklamë
Të hënën në Bruksel vazhdon dialogu mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, të cilat synojnë zgjidhjen e problemeve që rendojnë qytetarët e këtyre dy vendeve. Në rend dite janë temat si telekomunikacioni, energjia dhe liria e lëvizjes, bëjnë të ditur burimet në Bruksel.
Një projekt letrar serbo-kosovar përpiqet të thyejë një tabu dhe me anë të poezisë, prozës dhe eseve dërgon mesazhe dashurie nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas. Në panairin e librit në Lajpcig u prezantua një pjesë e tij edhe në gjermanisht.