1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria amerikane në Irak ia kaloi sot kontrollin mbi´Kerbela autoriteteve irakiane

29 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bxps
Ushtria amerikane në Irak ia kaloi sot kontrollin mbi rajonin e banuar kryesisht nga shiitët Kerbela autoriteteve irakiane. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua nën masat më të rrepta të sigurisë në qytetin e pelegrinazhit Kerbela, 110 km në jug të Bagdadit. Kryeministri i Irakut, Nuri Al - Maliki foli për një ditë historike. Kerbelaja është e teta nga 18 provinca, që kalon sërish nën kontrollin e qeverisë irakiane, që prej marshimit të trupave amerikane në Irak më 2003