1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushqimi si armë lufte

Bruce Konviser13 Qershor 2016

Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të jetesës konsiderohet si krim lufte prej së Drejtës Ndërkombëtare dhe ka ndikime afatshkurtra dhe afatgjata për të prekurit.

https://p.dw.com/p/1J5IU
Fotografi: Aktivisten aus Madaja

Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të mbijetesës, dhe kjo do të thotë bllokimi i ndihmave dhe i furnizimeve ushqimore, konsiderohet tani si shkelje e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar. Në mënyrë të veçantë lënia e civilëve që të vdesin nga uria që përdoret si metodë lufte, njihet tani si krim lufte. Kjo nuk do të thotë që për një veprim të tillë mund t'i hedhësh njerëzit në gjyq, por edhe sipas rregullave tradicionale të luftës, pra sipas Konventës së Gjenevës, ka vite që shkaktimi me dashje i vuajtjeve të mëdha njihet si thyerje e rregullave të luftës, thotë Jane Howard.

Në Siri prej pesë vjetësh mund të konstatohen taktika të tilla që ngjajnë me ato të luftërave mesjetare, kur për marrjen e territoreve përdorej metoda e rrethimit të tyre. Një nga këto metoda është që t'u presësh qyteteve dhe fshatrave rrugët e furnizimit me ushqime duke shpresuar që popullsia civile do t'i braktisë ato dhe do të largohet. Në disa zona luftërash agjencitë e ndihmave humanitare konstatojmë rritje të nivelit të kequshqyerjes dhe për to kjo është një sfidë e madhe, sepse ato nuk kanë mundësi të shkojnë direkt në vend për të parë se si është situata aty.

Shkaktarët e krimeve nuk përfundojnë në gjyq

Edhe pse privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të jetesës konsiderohet si krim lufte, shkaktarët e krimeve të tilla nuk përfundojnë në gjyq. Kjo sipas Jane Howard lidhet me shkaqe politike, dhe është një problem me të cilin duhet të merren liderët politikë dhe ndërmjetësuesit e paqes.

Syrien - Hungersnot in Madaja
Fotografi: Aktivisten aus Madaja

Programi Botëror i Ushqimit përpiqet të sigurojë që gjëra të tilla të mos ndodhin, dhe ne negociojmë kudo që mundemi për të shmangur situata të tilla, thotë zëdhënësja e këtij programi. Është e qartë se në zonat e luftës, sidomos atyre që kanë qenë të rrethuara, ekonomia do vite të tëra që të rimëkëmbet. Programi Botëror i Ushqimit punon në shumë vende ku ka pasur konflikte, vitet e fundit sidomos në Siri dhe Sudanin e Jugut, ku ka programe të tëra për rimëkëmbjen, sepse bëhet fjalë për rindërtimin e qyteteve dhe të fshatrave, rindërtimin e rrugëve, rindërtimin e shkollave, rindërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë, të cilat janë lënë tërësisht pas dore dhe shkatërruar gjatë luftërave.

Syrien - Hungersnot in Madaja
Fotografi: Aktivisten aus Madaja

Ndikime afatgjata

Mungesa e ushqimit apo kequshqyerja e vazhdueshme mund të ndikojë ndaj një brezi të tërë. Sipas zëdhënëses së Programit Botëror të Ushqimit dihet se përkeqësimi i ushqimit në rastin e grave shtatzëna, të nënave që i kanë fëmijët në gji dhe të fëmijëve të vegjël deri në dy vjeç, ka efekt negativ për të ardhmen. Pra edhe në qoftë se përfundon e lufta dhe familja kthehet në vendin e saj ajo do të shikojë se fëmijët thjesht nuk rriten dhe zhvillohen si duhet, p.sh. ata janë më trupshkurtër, nuk zhvillohen sa duhet mendërisht, kanë prirje për të pasur probleme në shkollë ose e braktisin atë herët. Kjo do të thotë që më pas nuk fitojnë aq shumë para të rriturit gjë që ka më pas ndikim dhe në të gjithë gjendjen ekonomik të vendit.