Umeå kryeqyteti më verior i kulturës europiane
Umeå konsiderohet jo vetëm si qytet kozmopolit, por edhe si qendër kulturore e Suedisë veriore. Ajo madje është pika kufitare me shkretirën e Skandinavisë veriore. Këtu ndodhen vendbanimet e popullsisë indigjene, sam.
Ferma e drerit brilopatë
Njër ndër vendet më të preferuara nga turistët në komunën e Umeås është ferma e drerëve brilopatë “Älgens Hus“ e Christer Johanssons. Johansson ushqen këtu demin Isaac, i cili edhe pse ka një madhësi mbreslënëse është vetëm 5 vjeçar. Brirët madhështore i ka vetëm për të imponuar lopët.
Djathi i drerit brilopatë një delikatesë e kushtueshme
Christer Johansson i ka rritur vet shumë drerë brilopatë. Kështu ata janë zbutur dhe ai mund t’i mjelë lopët. Me qumështin e tyre ai prodhon djathin e drerëve brilopatë, një ndër djathërat më të shtrenjtë në botë.
Qyteti i mështeknave
Në vitin 1888 një zjarr shkrumboi pjesë të mëdha të qytetit. Pas kësaj rrugët u mbollën me drunj mështekne për të penguar përhapjen e mëtejshme të zjarreve. Mështekna mban shumë ujë në trung, ndaj ajo nuk preket lehtë prej zjarrit.
Banorët indigjenë të Suedisë
Princesha trashëgimtare e fronit mbretëror të Suedisë, Victoria, së bashku me samët. Umeå deri më tani është kyeqyteti kulturor më verior i Europës dhe ndodhet në zonën e vendbanimit të popullisisë indigjene të samëve. Kjo zonë shtrihet përtej hapsirës së provincës Lapland në Suedi.
Agimi polar spektakël natyror i dritës
Në dimër bën shumë ftohtë në Umeå. Matjet kanë shënuar deri në minus 30 gradë celsius. Por ky është edhe vendi, ku mund të përjetohen fenomene natyrore magjepëse si për shembull Aurora Borealis.
Sykaltërit rendës të palodhur
Janë afërsisht 60 centimetra të mëdhenj, kanë sy të kaltër dhe nuk lodhen kurrë. Turet me slita të tërhequra nga qentë Huski janë jo vetëm kënaqësi për kalimin e kohës së lirë, si sport apo për të shijuar si këtu Aurora Borealis, por edhe pjesë e folklorit.
Beachvolleyball kundër depresionit dimëror
Gjatë dimrave gati të pafund të Umeås fushat e Beachvolleyball në qendrën e fitnesit IKSU janë të plotësisht të prenotuara. Me këmbët në rërë e me vështrimin drejt qiellit me diell të vizatuar në mur, mund ta harrosh për një çast errësirën e zymtë.
Skitë më të vjetra se piramidat e Egjiptit
Muzeu Västerbotten kujdeset për hisorinë e rajonit dhe për artin. Këtu janë të ekspozuara skitë më të vjetra të Suedisë. Disa prej tyre supozohet të jenë më të hershme se pramidat e Egjiptit.
Ekspozita e legjendave të sportit
Anki Berg, shefja e komunikimit e muzeut “Västerbotten” prezanton me krenari pajisjet e yjeve të sportit suedez të skijimit Anja Pärsson dhe Ingemar Stenmark. Ata janë bashkë me legjendën e tenisit Björn Borg sportistët më të sukseshmëm të Suedisë.
Qendra për opera dhe rock
Hyrja e NorrlandsOperan - Qendra kulturore ka bërë emër përtej Umeås me inskenime të guximshme. Në NorrlandsOperan performojnë artistë të njohur ndërkombëtarë të operas e baletit si dhe të muzikës rock e pop.
Shpresë për një vit të mirë
Drejtori i marketingut i NorrlandsOpern, Magnus Mikaelsson, shpreson që salla e operas sivjet të jetë e mbushur plot me spektatorë. Ai është i kënaqur nga mbështetja që japin vullnetarisht studentët e ardhur në kuadër të programeve të shkëmbimeve mes universiteteve. “50 përqind e ndihmësve vullnetarë vijnë nga shtete të tjera europiane”, thotë ai.
Stol me internet
Ky stol me dy ndriçues në qendrën e qytetit nuk është vetëm art, por ka edhe internet wireless. Dhe në dimër është i ngrohur.
Skulptura nga mbarë bota
Në parkun e skulpturave në hapsirë Umedalen janë të ekspozuara vepra të artistëve të njohur në nivel ndërkombëtar. Vepra "Nosostros" e skupltorit spanjoll Jaume Plensa ndërlidh shkronja dhe shenja nga 8 alfabete të ndryshëm.
Art bashkëkohor anës lumit
Pranë bregut të lumit Älv në ish-zonën industriale të Umeås, e cila rindërtohet që nga viti 2009, është vendosur Bildmuseet, muzeu i artit bashkëkohor dhe i kulturës vizuale.
Kapëse rrobash në përmasa gjigante
Kapësja gjigante e rrobave "Skin 4" e artistit turk Mehmet Ali Uysal ndodhet në afërsi të Bildmuseets. Kapësja peshon afër 9 ton dhe është 9 metra e lartë.