U lirua gjermani i rrëmbyer para një jave në Afganistan
6 Korrik 2007Reklamë
Berlin: Gjermani i rrëmbyer një javë më parë në jugperëndim të Afganistanit u lirua dje përsëri. Sipas të dhënave të ministri të jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, inxhinjeri i ndërtimit dhe përkthyesi i tij janë nën kujdesin e trupës mbrojtëse ndërkombëtare, ISAF. Sqarime për lirimin e tyre dhe të njoftimit në media për kërkesën e pengmarrësve për 40 mijë dollarë si kusht për lirimin e tyre, Steinmeier nuk dha. E paqartë mbetet ,se kush i ka rrëmbyer burrat.