1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërmeti nënujor në Indonezi ka shkaktuar dëme të mëdha

Christoph Heinzle30 Mars 2005

Pas tërmetit të rëndë nënujor në Oqeanin Indian organizatat ndërkombëtare kanë filluar të marrin masat për ndihmë. Grupe me ekspertë të Kombeve të Bashkuara kanë arritur ndërkohë në ishujt indoneziane Nias dhe Simeulue. Këto dy ishuj u prekën rëndë nga tërmeti i fuqishëm. Shume shtete nga e gjithë bota i kanë ofruar Indonezisë mbështetje dhe ndihmë. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave që shkaktoi ky tërmet. Deri tani flitet për rreth 100 viktima.

https://p.dw.com/p/ArPz
Duke pritur ndihmë - Shumë njerëz kanë mbetur pastrehë në ishullin Nias
Duke pritur ndihmë - Shumë njerëz kanë mbetur pastrehë në ishullin NiasFotografi: AP

Organet qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare janë të sigurtë se ka ende shumë njerëz nën gërmadhat e shtëpive të shkatërruara. Por në ishullin Nias kjo është një punë shumë e vështirë, sepse rruga
është prishur. Banorët e ishullit janë të vetmit njerëz që kërkojnë të arfërmit dhe komshijtë e tyre nën gërmadhat. Shumica e rrugëve në drejtim të qytetit Gunung janë shkatërruar. Mbi 80% e ndërtesave janë shkatërruar komplet në këtë qytet. Edhe aeroporti i vetëm në këtë pjesë të ishullit është dëmtuar rëndë. Shumica e njerëzve flenë tani në rrugë dhe nuk mund të marrin dot asnjë ndihmë, sepse shiu i vazhdueshëm i ka bllokuar mjetet e trasportit.

Sipas burimeve të qeverisë indoneziane, dyshohet se në ishujt Banyak, që ndodhen pranë ishullit Nias, tërmeti mund të ketë shkaktuar vdekjen e mbi 300 banorëve. Indonezia ka kërkuar zyrtarisht ndihmë dhe ushtarë nga bashkësia ndërkombëtare. Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono:

"Unë kam kontaktuar disa organizat të mëdha humanitare, të cilat janë ende në Açeh dhe në veri të Sumatrës. Të gjitha këto organizata po ndihmojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe qeveria jonë e përshëndet fuqimisht këtë ndihmë."

"Shumë njerëz janë plagosur rëndë" - tregon një bashkëpunëtor i organizatës Botërore të Shëndetësisë WTO. "Këta njerëz duhet të trajtohen sa më parë, ndryshe plagët do të infektohen". Por aerporti është aq i dëmtuar, saqë nuk mund të bëhet fjalë për t´i transportuar të plagosurit. Një problem tjetër është se në Nias po mbarojnë rezervat me ujë të pijshëm. Madje në disa vende mungojnë edhe ushqime. Nidhma e organizatave ndërkombëtare është tani më e nevojshme se kurrë.