1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërmeti në Japoni shkakton nëntë të vdekur dhe mbi një mijë të plagosur

17 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJ1r

Pas tërmetit të rëndë në Japoni, forcat speciale po kërkojnë të mbijetuarit. Më shumë se një mijë policë dhe zjarrfikësa janë të angazhuar në rajonin e Niigatës, 250 km në veriperëndim të Tokios. Në portin detar, i prekur rëndë nga lëkundjet e tokës, Kashivazaki, të hënën u shembën qindra shtëpi. Numri i viktimave është rritur deri tani në nëntë, ndërsa janë plagosur mbi një mijë të tjerë. Të paktën 10 mijë njerëz gjatë natës kanë qëndruar në strehim emergjence. Centrali atomik në Kashivazaki-Kariva po qëndron fillimisht i mbyllur. Pas tërmetit, një transformator mori flakë. Lëkundjet e tokës ishin me intensitet 6,8 ballë, sipas shkallës Richter.