1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërmeti godet rëndë Kroacinë

29 Dhjetor 2020

Kroaica u trondit brenda dy ditësh nga lëkundje të forta tërmeti. Tërmeti (29.12) arriti një forcë prej 6,4 të shkallës Richter duke shkaktuar dëme në qytetin e vogël Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit.

https://p.dw.com/p/3nKNa
Petrinja I Erdbeben erschüttern Kroatien
Fotografi: Luka Stanzl/PIXSELL/picture alliance

Një tërmet i fortë tronditi Kroacinë të martën (29.12) në mesditë duke shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që ende nuk është e qartë për numrin e viktimave. Sikurse njoftojnë mediat kroate dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa deri tani bëhet fjalë vetëm për një fëmijë të vdekur në qytetin Petrinja. Qendra e këtij qyteti praktikisht është mbuluar nga rënojat.  Dëme prej lëkundjeve ka pasur edhe në Zagreb. Tërmeti u ndje edhe në Bonjë-Hercegovinë.

Qendra Europiane e Sizmiologjisë së Mesdheut (EMCS) njofton, se epiqendra e tërmetit ka qenë pikërisht përreth qytetit Petrinja 45 km në juglinde të Zagrebit. Sipas mediave spitalet në Petrinja dhe në kryeqendrën e rajonale Sisak janë dëmtuar rëndë prej tërmetit.

Petrinja I Erdbeben erschüttern Kroatien
Fotografi: Luka Stanzl/PIXSELL/picture alliance

Sllvenia për shkak të tërmetit ka nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit Centralin Bërthamor Krsko, sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA. Ky central ndodhet fare pranë kufirit me Kroacinë. Ndërprerja e funksionimit në raste të tilla emergjence është një ndërhyrje standard për siguri, bëhet e ditur.

Ky ishte tërmeti i dytë në Kroaci brenda 30 orëve. Të hënën (28.12) vendi pati lëkundje sizmike të forcës 5,2 dhe 5 ballë. Në mars një tërmet prej 5,4 ballësh shkaktoi dëme të rënda në Zagreb. Një i ri ndërroi jetë dhe duzina njerëz u plagosën.