Të vdekur pas një atentati vetëvrasës në Damask
2 Korrik 2017Reklamë
Në atentatin me automjet të mbushur me lëndë shpërthyese në lindje të Damaskut kanë humbur jetën të paktën 21 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, njofton agjencia e lajmeve, AFP, që i referohet mediave vendase. Autoritetet arritën të pengonin dy atentate të tjera. Sipas informacioneve të mediave, forcat e sigurisë kishin identifikuar tre automjete të mbushura me lëndë shpërthyese.
Dy prej tyre kishin ndalur para portave të qytetit dhe u arrit të kryhej shpërthimi në mënyrë të kontrolluar. Atentatori i tretë kishte arritur të hynte në Damask dhe e hodhi veten në erë në lagjen lindore, kur u rrethua nga forcat ndjekëse. Nuk dihet kush fshihet pas atentatit në kryeqytetin sirian.
la(afp/rtre)