1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të paktën 510 të vdekur dhe rreth 1500 te plagosur nga tërmeti në Peru

17 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BVKY

Si pasojë e tërmetit mjaft të rëndë, numri i të vdekurve në Peru ka arritur sipas autoriteteve vendore në të paktën 510. Forcat speciale të kërkimit numërojnë viktima të tjera, të cilat ndodhen ende nën rrënoja.Rreth 1500 persona janë plagosur. Shqetësimi kryesor që vjen nga spitalet është mungesa e furnizimit me rrymë elektrike. Zonat më te prekur nga kjo tragjedi natyrore janë rajoni i qytetit Itha (Ica),Çinça(Chincha) dhe Kanete (Canete), të cilat shtrihen rreth 300 km në jug të kryeqytetit Lima.Presidenti Alan Garcia ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.Qytete të shumta janë në pritje të ndihmave urgjente. Shtetet e Bashkuara dhe Spanja kanë filluar dërgimin e ndihmave. Qeveria peruane ka caktuar tre ditë zije për viktimat.
Tërmeti me intensitet prej 7.9 ballësh sipas shkallës Rihter, ka zgjatur rreth 20 sekonda. Qeveria e Perusë ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit që goditi vendin ditën e enjte.