Tiranë: Të korruptuarit para drejtësisë
9 Dhjetor 2021Delegacioni i Bashkimit Europian në TIranë u bëri thirrje "gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korruptive.”
Në një postim në "Facebook”të këtij delegacioni në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit,
lufta kundër korrupsionit vlerësohet ”jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe anëtarësimin e tij në BE.”
"Korrupsioni shterr burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet si edhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. BE qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë, " thuhet në mesazhin e BE.
Gjermania: Korrupsioni një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin
Ambasada gjermane në Tiranë në mesazhin e me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, e cilëson atë, ”një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën.”
"Nga korrupsioni shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillim i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. Ne jemi #BashkëKundërKorrupsionit!,” theksohet në deklaratën e ambasadës gjermane në Tiranë, të publikuar në median e saj sociale.
SHBA: Lufta kundër korrupsionit prioritet në diplomaci
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në kuadër të prezantimit të strategjisë së re të Shtëpisë së Bardhë kundër korrupsionit, njoftoi në median sociale se „SHBA po ndërmarrin veprime shtesë kundër korrusionit, financimeve të paligjshme dhe shpalljes përgjegjës të aktorëve të korruptuar,"
Kim: Korrupsioni kancer brenda trupit të shoqërisë
Në deklaratën e botuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë lidhur me Strategjinë e re kundër korrupsionit. theksohet që „ata që abuzojnë me pozitat e pushtetit për përfitime private vjedhin jo vetëm pasurinë materiale por edhe dinjitetin dhe mirëqënien njerëzore."
Në të vihet në dukje që „SHBA do të zgjerojnë dhe rrisin përpjekjet e tyre duke përfshirë punën kundër korrupsionit si prioritet në diplomaci."
Në fillim të qershorit të këtij viti, Presidenti Biden e cilësoi luftën kundër korrupsionit „një interes themelor të sigurisë kombëtare të SHBA. „
Gabriel Escobar në Tiranë - korrupsioni pjesë e agjendës
Zv.Ndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguar i Posaꞔëm për Ballkanin Peëndimor, Gabriel Escobar, rishpreh gjatë vizitës zyrtare në Tiranë vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor, në takimet me autoritetet dhe liderin e opozitës Basha.
Basha tha se në takimin me Escobar ishte temë diskutimi edhe vendimi i SHBA për të shpallur „person të padëshëruar" ish-kryeministrin Berisha.
Më 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken, i shpalli Sali Berishën adhe familjen e tij, "persona të padëshëruar" për të hyrë në SHBA me motivacionin „e përfshitjes në akte korruptive si keqpërdorim fondesh publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politikë përfshirë edhe familjen në kurriz të besimit të publikut fuqinë ndaj qeverisë shqiptare dhe institucioneve."
Lideri i opozitës Basha, me t në takimin me Escobar filloi takimet sot në Tiranë në një deklaratë për mediat thase " vendimi i SHBA për të shpallur „ person të padëshëruar" ish kryeministrin Bersisha ishte temë diskutimi."