1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Twitter pranon ofertën e Elon Musk-ut

26 Prill 2022

Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter i dha fund rezistencës ndaj një blerjeje nga multi-miliarderi Elon Musk.

https://p.dw.com/p/4AQZO
Elon Musk I Twitter
Fotografi: Adrien Fillon/ZUMA/picture alliance

Twitter njoftoi se arriti një "marrëveshje përfundimtare" me Elon Musk që ky ta blejë shërbimin e mesazheve të shkurtra për rreth 44 miliardë dollarë (rreth 41 miliardë euro). Musk do t'i blejë të gjitha aksionet e Twitter-it dhe pas kësaj Twitter-i nuk do të jetë më në bursë. 

Javën e kaluar bordi i drejtorëve të Twitter u përpoq ta parandalonte blerjen nga Elton Musk, por tani hoqi dorë nga kundërshtimi. Kryetari i bordit, Bret Taylor, tha se pas një rishikimi "të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës", u arrit në përfundimin se blerja nga Musk është "rruga më e mirë për aksionarët e Twitter-it".

Logo von Twitter ist auf einem Smartphone
Fotografi: Jakub Porzycki/NurPhoto/picture alliance

Tani aksionerët do të vendosin nëse duan ta pranojnë ofertën. Në njoftimin e Twitter-it nuk ka ndonjë të dhënë nëse Musk ka siguruar tashmë miratimin e mjaftueshëm të aksionarëve.

Musk kishte njoftuar në mes të prillit se donte ta blinte plotësisht Twitterin. 50-vjeçari kishte blerë më parë 9 për qind të aksioneve, duke u bërë aksioneri më i madh i shërbimit të mesazheve të shkurtra.

Platformë globale për fjalën e lirë

Musk është një nga përdoruesit më të famshëm dhe më aktiv të Twitter-it dhe ka aktualisht rreth 83 milionë ndjekës.

Symbolbild | Twitter Logo - Elon Musk
Fotografi: Stanislav Kogiku/picturedesk/picture alliance

Ai dëshiron ta bëjë Twitter-in "më të mirë se kurrë më parë", tha Musk duke ofruar funksione të reja dhe duke e bërë algoritmin e Twitter-it publik. Po ashtu Musk kishte theksuar më parë se dëshiron ta bëjë Twitter-in një "platformë globale për fjalën e lirë", gjë që është e rëndësishme për njerëzimin.

"Liria e shprehjes është themeli i një demokracie funksionale”, tha Musk "dhe në Twitter mund të debatohet për çështje themelore për të ardhmen e njerëzimit.”