1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ankara: Ndalohet kalimi i anijeve luftarake në Bosfor

1 Mars 2022

Turqia e ka ndaluar qarkullimin e anijeve luftarake përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve.

https://p.dw.com/p/47kc2
Recep Tayyip Erdogan
Fotografi: Mustafa Kamaci /AA/picture alliance

Ankaraja i ka "paralajmëruar vendet fqinjë, që të mos dërgojnë anije luftarake përmes Detit të Zi", tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të hënën (28.02) në mbrëmje. Qeveria me këtë vendim i referohet Marrëveshjes së Montreux-së, që i lejon Turqisë të kufizojë në kohë luftë qarkullimin e anijeve luftarake. Ndërkohë janë të paktën katër anije luftarake ruse në Mesdhe që presin lejen e kalimit. Ngushtica e Bosforit dhe ajo e Dardaneleve lidhin Detin e Zi me Detin Marmara dhe Egje.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ashtu si Rusia dhe Ukraina është vend që shtrihet në brigjet e Detit të Zi. Ankarajae dënoi ashpër sulmin ndaj Ukrainës javën e kaluar. Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të qartë pozicionin krah Kievit. "Ne e refuzojmë ndërhyjen ushtarake të Rusisë", tha Erdogan. Invazioni është një "goditje e rëndë për paqen dhe stabilitetin në rajon". Megjithatë konsiderohet, se Erdogan ka një raport të mirë me presidentin rus Vladimir Putin.