Turqia duhet të marrë masa serioze sigurie
22 Korrik 2015Një sulm terrorist në qytetin jugor Suruç tronditi Turqinë duke lënë pas më shumë se 30 të vdekur dhe 104 të plagosur. Sulmi ndodhi gjatë mbledhjes së Federatës Rinore Socialiste në qytetin kufitar me Sirinë. Qeveria turke dyshon se përgjegjës për këtë sulm vetëvrasës është Daesh-i, i njohur edhe si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantes (ISIL). Sulmi ndodhi menjëherë pas festimeve për Ramazanit kur do të mblidhej raundi i dytë i takimeve të koalicionit të udhëhequr nga kryeministri Ahmet Davutollu. Shumica e viktimave janë studentë të juridikut, të psikologjisë dhe të sociologjisë.
Politika e Turqisë ndaj Sirisë është tani nën zjarr më shumë se kurrë më parë. Edhe pse sulmet u kryen brenda vendit nga dorës me origjinë siriane, kjo nuk u trajtua ose po perceptohet si një kërcënim serioz. Mungesa e kontrollit të mjaftueshëm kufitar ka krijuar shumë probleme. Komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar edhe politikën e jashtme të Turqisë në Siri dhe vajtjen e luftëtarëve të huaj në Siri përmes Turqisë. Edhe pse forcat turke të sigurisë kanë rritur masat e kontrollit, sulmi më vdekjeprurës që nga 2013, tregon qartë se këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme.
Efektet e luftës në Siri
Turqia padyshim i ka llogaritur keq efektet e luftës që po ndodh në vendin fqinj. Efekti i mundshëm i përhapjes së luftës mes partisë kurde Bashkimit Demokratik (PYD), të njohur gjithashtu edhe si ekuivalente siriane e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe Daesh-it ishte minuar. Pas sulmit në Suruc, ekspertët turq të terrorizmit janë duke paralajmëruar edhe për sulme të mëtejshme brenda vendit.
Në një konferencë për shtyp më 21 korrik 2015 kryeministri Davutollu kujtoi sulmet e mëparshme terroriste në Turqi dhe tha: "Al-Qaeda, PKK dhe Daesh kanë të njëjtin mentalitet gjatë kryerjes së sulmeve të tilla". Menjëherë pas bombardimeve të hënën, Davutollu u bëri thirrje edhe të gjitha partive politike për një deklaratë të përbashkët për të dënuar terrorizmin dhe për të mbajtur një qëndrim të përbashkët.
Megjithatë, Turqia i ka kaluar prej kohësh ditët e nënshkrimit të deklaratave për të treguar qëllimin e mirë. Tani duhet të merren masa serioze sigurie jo vetëm në kufi, por edhe brenda vendit. Po ashtu duhet të adresohet urgjentisht shqetësimi për celulat e Daesh-it brenda Turqisë. E fundit por jo më pak e rëndësishme është që partitë politike duhet të përshpejtojë negociatat për koalicion dhe për të krijuar një qeveri të re. Duket se vetëm një qeveri e re me një vështrim të ri ndaj këtyre problemeve mund ta drejtojë Turqinë në një të ardhme më të mirë dhe të sigurt.