1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia do që në arenën ndërkombëtare të emërtohet Türkiye

2 Qershor 2022

Turqia do që në arenën ndërkombëtare të mos thirret Turkey por Türkiye.

https://p.dw.com/p/4C9tm
USA Aufgebrachter Truthahn
Fotografi: Robin Loznak/ZUMAPRESS.com/picture alliance

Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan u ka bërë zyrtarisht thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që në të ardhmen të përdorin emërtimin "Türkiye" dhe jo "Turkey".

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Turqia nuk dëshiron më që në arenën ndërkombëtare dhe dokumentet diplomatike ndërkombëtare të quhet "Turkey", pra me emërtimin në gjuhën angleze, por "Türkiye".

Türkei | Präsident Recep Tayyip Erdogan
Erdogan: "Made in Türkiye" shpreh më së miri kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turkFotografi: Turkish Presidency/AP/picture alliance

Përdorimi i toponimit anglisht kundërshtohet për një kohë të gjatë nga Turqia, pjesërisht sepse fjala "turkey" në anglisht do të thotë edhe "gjel deti".

Në fund të vitit të kaluar Turqia vendosi të fusë në përdorim emërtimin "Made in Türkiye" për produktet e saj të eksportit. Erdogani e argumentoi këtë vendim se ky emërtim shpreh më së miri kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk.