1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Raketa e avionë ushtarakë kundër IS-it

3 Janar 2017

Pas sulmit të fundit terrorist në Stamboll, Turqia po vepron me ashpërsi të plotë kundër terroristëve të IS-it në Siri. Ndërkohë u shfaq një video-selfie e të dyshuarit në zemër të Stambollit.

https://p.dw.com/p/2VCIf
Türkei Blumen vor dem Reina Nachtclub in Istanbul
Fotografi: Reuters/Y. Karahan

Pas sulmit në një klub nate "Reina" në Stamboll, Turqia ka filluar të bombardojë objektiva të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" në Sirinë veriore. Me raketa, tanke dhe avionë luftarakë ajo ka vënë në shënjestër më shumë se 150 objektiva, njofton agjencia e lajmeve, Anadolu. Në këto aksione janë vare 18 terroristë dhe janë plagosur 37 të tjerë. Ndërkohë lidhur me sulmin në Stamboll janë arrestuar në aeroportin e Stambollit dy të huaj, policia nuk e ka bërë të ditur nacionalitetin e tyre.

Türkei Fahndungsfoto Anschlag in Istanbul
Fotografi: picture-alliance/dpa/Dha/Depo Photos/ZUMA Wire

Të dhëna të reja për autorin e sulmit terrorist

Në Natën e Vitit të Ri një atentator hyri në klubin e natës Reina dhe qëlloi verbërisht ndaj njerëzve që festonin. Ndërkohë është shfaqur një video-selfie, e publikuar nga autoritetet turke, rreth 40 sekonda e gjatë, ku tregohet një burrë që ecën dhe filmon me celular veten dhe ambientin përreth. Duket se videoja është bërë në afërsi të sheshit Taksim, zemra e metropolit turk.

Sipas mediave turke, autori duket se ka luftuar më parë për IS-in. Ndërsa gazeta "Habertürk" ka shkruar se ai ka përdorur mitraloz, të tipit Kallashnikov, e për të mos humbur kohë me ndërrimin e municionit, ai ka përdorur dy tytat. Gjithsej janë përdorur 120 goditje.