1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Parlamenti turk votoi për hyrjen e Suedisë në NATO

24 Janar 2024

Parlamenti turk miratoi pranimin e Suedisë në NATO. Tani presidenti Erdogan duhet të nënshkruajë protokollin e pranimit. Mbetet edhe Hungaria vetëm për të miratuar.

https://p.dw.com/p/4bcR0
Parlamenti turk
Parlamenti turkFotografi: Ali Unal/AP Photo/picture alliance

Pas një viti e gjysmë grindjeje politike, parlamenti turk miratoi pranimin e SuedisëNATO. Mbrëmë në Ankara 287 deputetë votuan pro, 55 kundër dhe 4 deputetë abstenuan. Tani presidenti Rexhep Tajip Erdogan duhet të nënshkruajë të ashtuquajturin protokoll pranimi, i cili konsiderohet pothuajse i sigurt. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse Turqia do ta përfundojë ratifikimin në kohën e duhur. Sepse, vetëm pas nënshkrimit të Erdoganit, vendimi do të publikohet në Fletoren Zyrtare.

Vendi i NATO-s Hungaria gjithashtu duhet të pajtohet zyrtarisht me pranimin e Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore. Të gjitha 29 vendet e tjera aleate e kanë bërë tashmë këtë.

Qeveria suedeze dhe ajo gjermane e mirëpresin këtë veprim

Kryeministri suedez Ulf Kristersson njoftoi në platformën X se vendi i tij tani është një hap më afër anëtarësimit në NATO. Në Berlin, qeveria gjermane tha se e mirëpret vendimin e parlamentit turk. "Ky është një vendim i rëndësishëm dhe korrekt." Qasja e ardhshme thuhet se do të forcojë më tej NATO-n në tërësi. Qeveria supozon se procesi i anëtarësimit tani mund të përfundojë shpejt.

Erdogani dhe kushtëzimet

 Recep Tayyip Erdogan, portret
Recep Tayyip Erdogan Fotografi: Gabriel Bouys/AFP

Në funksion të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Suedia së bashku me Finlandën paraqitën një kërkesë për anëtarësim në NATO në maj 2022. Finlanda u pranua në aleancë në fillim të prillit të vitit të kaluar si anëtarja e 31-të. Erdogan e lidhi miratimin e vendit të tij, ndër të tjera, me dorëzimin e avionëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, deri më tani, miratimi i Kongresit Amerikan ende mungon.

Turqia gjithashtu e ka justifikuar vazhdimisht bllokadën e saj me "angazhim joadekuat të Suedisë kundër organizatave terroriste". Ankaraja është kryesisht e shqetësuar për Partinë Punëtorëve Kurde (PKK) dhe formacionet paraushtarake të kurdëve sirianë - YPG.

Qeveria në Stokholm iu përgjigj kërkesave të Turqisë me ligje më të rrepta kundër terrorizmit. Kishte gjithashtu zemërim për miratimin e djegies së Kuranit në Suedi, gjë që tërhoqi kritika të ashpra nga Ankaraja.

Vitin e kaluar, Erdogan tërhoqi veton e tij disamujore dhe në fund të tetorit paraqiti protokollin e anëtarësimit në NATO në parlament për ratifikim. Është e paqartë, megjithatë, nëse drita jeshile e Ankarasë është e kushtëzuar nga lëshimet në negociatat e armëve.

Orbán dëshiron të flasë me suedezët

 Viktor Orban, portret
Viktor OrbanFotografi: Beata Zawrzel/ZUMA/picture alliance

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka siguruar vazhdimisht se vendi i tij nuk do të jetë i fundit që do ta ratifikojë pranimin. Nuk është ende e qartë se kur do të votojë parlamenti hungarez. Anëtarët e partisë në pushtet Fidesz kanë akuzuar politikanët suedezë për "gënjeshtra të pashpirt" për gjendjen e demokracisë hungareze.

Orban ftoi kolegun e tij suedez Krissersson të bisedojë për anëtarësimin në NATO, në mënyrë që të shkëmbejë mendime "për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleatë dhe partnerë".

Suedia reagoi me kujdes. "Së pari duhet të mendojmë se çfarë thotë letra," tha Ministri i Jashtëm Tobias Billström. "Ne shpresojmë, natyrisht, që Hungaria do ta ratifikojë pranimin sa më shpejt të jetë e mundur."