Turneu Ndërkombëtar “Kupa e Panajot Panos 2015” - Ekipi i gazetarëve sportistë nga DW meriton kupën “Fair Play”
Turneu Ndërkombëtar “Kupa e Panajot Panos 2015” me emrin e legjendës së futbollit shqiptar” u zhvillua në (07.03 – 08.03) në mjediset e kompleksit Euro Sport, në fshatin, Bubq, Fushë- Krujë.
Ekipi i DW meriton kupën”Fair Play”
Johann Müller, nga DW Akademie merr kupën”Fair Play” që meritoi ekipi i gazetarëve sportistë te DW. Fshati, Bubq, Fushë- Krujë, ku u zhvillua turneu, u vuzitua edhe nga Papa Francesku, kur ai qendroi në Shqipëri më 21 shtator 2014 Kreu i Kishës katolike shkoi në këtë fshat, të njohur për bashkëjetesën paqësore për të vizituar qendrën katolike “Betania” .
Medalje dhe certifikatë për gazetarët e DW
Ekipi i gazetarëve sportistë të DW meritoi medalje dhe një certifikatë mirënjohjeje në Edicionin e 6-të të Turneut Ndërkombëtar “Kupa Panajot Pano 2015”. Bahri Cani, pjesëtar i ekipit të DW në këtë turne duke marrë certifikatën e mirënjohjes nga Dëfrim Methasani, gazetar për emisionet e sportit në RTSH dhe president i Media- Sport.
“Mirënjohje për kontributin e ekipit të DW
Gazetarët e DW: Henrik Böhme, Bahri Cani dhe Johann Müller pas marrjes së certifikatës “Mirënjohje për kontributin e ekipit të DW në organizimin dhe pjesëmarrjen në turne".
Ekipet pjesëmarrëse
Në Edicionin e 6-të të Turneut Ndërkombëtar “Kupa Panajot Pano 2015” morën pjesë skuadra e gazetarëve sportistë të DW, Shkodrës, të Radio Kosova, RTVSH, gazetarëve sportistë nga Maqedonia, ata të kompanive Tring, Super Sport dhe Sport Plus në Shqipëri.
Ekipi fitues
Ekipi fitues u shpall ai i kompanisë Tring, i cili pas një finaleje të fortë ia doli mbanë të mundë Super Sportin me rezultat 3:2.
Ekipi i Radio Kosova
Sabush Selmani, kapiten i ekipit te Radio- Kosova, që mundi ekipin e gazetarëve të Shkodrës me rezultatin 4:2.