Turizmi në Himarë
4 Shtator 2012Nё tryezёn e punёs sё kryetarit tё Bashkisё sё Himarёs, Gjergj Goro, ёshtё njё suvenir: njё fragment nga Muri i Berlinit. Pa arritur ta pyes nёse ka qёnё nё Berlin dhe tё shuaj kureshtjen se si ka mbërritur nё zyrёn e tij ajo copё betoni me peshё historike epokale , z. Goro e hap bisedёn pikёrisht me suvenirin gjerman. “Ma kanё dёrguar nga Berlini njё grup investitorёsh gjermanё. Ata erdhёn kёtu, nё Himarё pёr tё parё mundёsitё e bashkёpunimit dhe tё investimit nё fushёn e turizmit. U pёlqyen shumё bukuritё natyrore tё gjithё zonёs, qё nga Llogaraja e deri nё Qeparo, fshati i fundit i bashkisё sё Himarёs. Treguan interes pёr tё investuar nё fushёn e energjisё, kanalizimin ujёsjellsave, dhe pёrpunimin e ujërave tё zeza. Mё pas mё dёrguan nga Berlini kёtё suvenir.” tregon kryebashkiaku i Himarёs, Gjergj Goro.
Pёr 20 vjet asnjё investim nё sektorin e energjisё
Ardhja nё Himarё e investitorёve nga Berlini vjen pas njё projekti lokal, tё ndёrrmarё nga vetё Kёshilli Bashkiak i qytezёs sё Himarёs, pёr tё zhvilluar turizmin nё kёtё zonё me bukuri tё rralla natyrore, ku vërtet mali pёrqafon ujërat blu dhe të kulluara të Jonit. “Projekti ynё lokal fton investitorё vendas dhe tё huaj tё vijnё tё investojnё nё fushёn e turizmit dhe atё tё infrastrukturёs nё zonёn e Himarёs.”thotё ai.
Projekti nё fjalё synon tё zgjerojё zonёn urbane nё 7 fshatrat e Himarёs, tё realizojё njё zhvillim mё tё organizuar tё turizmit familiar dhe atij elitar. Kjo deri mё sot ka qёnё e vёshtirё pёr shkak tё mungesёs sё njё sistemi lokal tё energjisё elektrike tё integruar me rrjetin kombёtar, tё kanalizim ujёsjellsave, pёrpunimit tё ujërave tё zeza dhe pёr shkak tё plehrave.
“Turizmi ka dy komponentё kryesorё: energjinё dhe infrastrukturёn. Pёr 20 vjet nuk ёshtё bёrё asnjё investim nё sektorin e energjisё. Operatorё privatё kanё ndёrtuar vetё linja tё energjisё elektrike, por energjia ёshtё e pamjaftueshme, vjen me tension tё ulёt dhe dёmton elektro- shtёpiaket si tё bizneseve edhe të banorёve. Nuk ka një rrjet transmetimi tё energjisё elektrike, projekti pёr ta ndёrtuar ёshtё, por nuk ёshtё zbatuar. Pa rrjet transmetimi 220 volt nuk mund tё pretendohet tё kesh turizëm elitar apo të vijnё investitorё tё fuqishёm , vendas apo tё huaj.” thotё Gjergj Goro.
Ujërat e zeza në gropa septike ose.... në det!
Turistёt e huaj dhe pushuesit vendas qё mahniten me bukuritё e bregdetit tё Jonit nuk e dinё qё nё kёtё zonё mungon tёrёsisht pёrpunimi i ujrave tё zeza. Kjo në vështrim të parë të duket e pamundur por është realitet. Nё rastin mё tё mirё operatorёt vendas pёrdorin gropa septike, nё rastin mё tё keq ato derdhen nё det. Operatorёt turistikё qё pёrdorin rrugё ekologjike pёr pёrpunimin e ujërave tё zeza, nё zonёn e Himarёs numёrohen vetёm me gishtat e njёrёs dorё. Kryebashkiaku Goro shpreson se kёsaj situate do t’ i vijё fundi nga interesi qё kanё shfaqur investitorёt e huaj, nё rradhё tё parё ata gjermanё.
Mbeturinat - situatё alarmante nё rritje
Por nuk ёshtё vetёm mungesa e rrjetit 220 voltёsh tё shpёrndarjes sё energjisё elektrike dhe e pёrpunimit tё ujërave tё zeza, problem për turizimin në jugun. Ajo qё tё trondit ёshtё mali me shishe plastike apo gjithё llojet e mbeturinave tё hedhura buzё pёrrenjsh dhe rrёpirash buzё rrugёs automobilistike. Ndёrsa nё shëtitoret e asfaltuara qё investitorёt vendas kanё ndёrtuar nё zona tё reja turistike si nё Drimades, lopa ёshtё njё “ turiste krejt e veçantё” qё viziton pirgun e mbeturinave, qё rrёshqasin nga kazanёt plot e pёrplot tё plehrave. Mrekullimi i turistёve nga ujërat blu dhe tё kulluara tё Jonit ia lё vendin revoltёs sё pёrzier me habi pёr kёtё ndotje galopante tё mjedisit.
Kryetari i Bashkisё sё Himarёs shpreson tek ndryshim i situatёs nё vitin 2013. “Do tё shtojmё pikat e hedhjes sё plehrave nga banorёt nё fshatrat e Himarёs, do tё shtojmё numrin e kazanёve dhe tё automjeteve qё i mbledhin ato.” thotё ai.
Dy standarte tё TASK- FORCE - ligji nuk mbërrin nё Himarё
Nё Rivierёn e Shqipёrisё ndotjes alarmantetё mjedisit i shtohet njё ndotje tjetёr: ndotja akustike. Edhe pse qeveria e Tiranёs në fillim të sezonit turistik tё verёs, qё sapo lamё pas, lëshoi njё direktive tё posaçme për ndalimin e muzikes ne lokalet e qendrave turitike, pas ores 24.00, si edhe krijoi madje edhe njё TASK FORCE për zbatimin e saj, kjo direktivë nuk mbërriti nё plazhet e Himarёs.
Ajo qё pёrjetova vetё ishte njё kakofoni me volum tё lartё tё muzikёs tekno me kaba pёrmetare qё fillonte nё orёn 23.00 tё mbrёmjes dhe pёrfundonte nё orёn 7.30 tё mёngjesit. Turistё tё shumtё u larguan pёr tё gjetur vende mё pak tё bukura por mё tё qeta. “Ёshtё e vёrtetё qё ky problem ёshtё ndёr mё seriozёt. Pavarёsisht njё TASK- FORCE tё ngritur nga qeveria ka probleme dhe defekte nё zbatimin e ligjit. Sipas Gjergj Goros janё interesat e pronarёve tё klubeve tё natёs, tё diskove pёrgjatё plazheve dhe tё mosfunksionimit tё strukturёs sё ngritur nga qeveria.
Gjysma e gotës plot...
Bashkia e Himarёs nuk ka shifra pёr numrin e turistёve qё erdhёn nё plazhet e 7 fshatrave tё Himarёs. Por pёr kryebashkiakun Goro numri mbetet nё rastin mё tё mirё i njёjtё me njё vit mё parё. Pa shёnuar rritje. Në shtator fillon realizimi i projektit tё bashkisё. Gjergj Goro hedh shikimin tek suveniri i investitorëve nga Berlini. Ai shpreson se ata do tё rivijnё nё Himarё me projekte konkrete që bashkë me investitorë të tjerë të huaj të sjellin elementët e domosdoshëm në infrastrukture që do ta bëjnë Himarën vërtet një zonë të turizmit elitar.