Turizmi në Shqipëri- Sa frekuentohet nga gjermanët. Intervistë me Bodo Gudjons, shef i një agjencie turistike - Futbolli, mjet emancipimi për vajzat
18 Qershor 2011Turizmi edhe pse konsiderohet një ndër sektorët kyc të ekonomisë, vazhdon të mbahet kryesisht nga emigrantët shqiptarë, që kthehen në atdhe për pushime gjatë sezonit veror.Por Shqipëria mbetet larg të qënit tërheqëse për turizëm, veçanërisht për turistët e huaj. Problem mbetet promovimi i vendit. Bodo Gudjons drejtor i një agjensie turistike ka përvojë të gjatë me shoqërimin e turistëve gjermanë në Shqipëri. Përshtypjet e tyre, pengesat dhe problemet që ata hasin, ai i sjell në një bisedë me Vilma Filaj Ballvorën
Futbolli është një motor i fuqishëm integrimi për të rinjtë me prejardhje migracioni. Vajzat futbolliste që luajnë nëpër fusha sportive dalin nga roli i tyre tradicional. Kjo ndihmon edhe në emancipimin e tyre të mëtejshëm. Olivia Fritz informon
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi