Turizmi italian rënkon nga kriza
11 Prill 2013
Italia po rënkon nën ndikimin pasojave të krizës financiare. Prandaj shumë italianë pritet të qëndrojnë në shtëpi këtë verë. Paratë po pakësohen dhe askush nuk e di nëse situata mund të bëhet edhe më keq. Si rjedhpjë italianët po tregohen të përmbajtur në lidhje me udhëtimet dhe po kursejnë. Numri i italianëve që do të shkojnë për pushime këtë vit pritet të bierë me gati një të tretën.
Shumë italianë preferojnë pushimet ditore, si në plazhin e Ostias. Ky është plot edhe në kohë krize, sepse gjendet afër Romës. Një vajtje ditore në plazh u kushton banorëve të Romës shumë më pak se pushimet në një vend tjetër. Kriza ua ka zbehur italianëve dëshirën për udhëtime dhe pushime të gjata. Për shumicën e tyre një gjë e tillë është shumë e shtrenjtë.
"Për fat unë jetoj në Ostia dhe mund t'i kaloj pushimet këtu. Për të shkuar diku tjetër me pushime për momentin s'kam asnjë shans. Shumica e miqve të mi nuk do të shkojnë këtë vit nuk me pushime, ata do të qëndrojnë në Romë, sepse ne të gjithë e ndjejmë krizën." - thotë një kalimtar.
Të ardhurat e industrisë së turizmit në Itali ranë verën e kaluar me rreth gati një të katërtën. Kjo është rënia më e madhe në historinë e turizmit italian ankohet Shoqata italiane e Turizimit. As turistët e huaj nuk mund të ndikojnë për përmirësimin e gjendjes. "Gjithnjë e më shumë njerëz bëjnë vetëm pushime në fundjavë, dy ose tri ditë. Ata duan të kursejnë dhe sigurisht, kjo është pasojë e krizës." - thotë Piero Gnudi.
Shoqata italiane e Turizimit po ngre që tani zërin, sepse pa ndihma nga Roma perspektivat do të jenë të errëta edhe këtë verë.