1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turizmi gjerman po përgatitet për kampionatin e futbollit

Mario Quadt6 Mars 2006

Tifozat po numërojnë ditët. Fërshëllima e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit në Gjermani do të dëgjohet më 9 qershor, por pjesëmarrësit në këtë eveniment kanë filluar nxemjen që tani. Veçanërisht ekonomia.

https://p.dw.com/p/AsJl
Franc Bekenbauer dhe përfaqësues të turizmit
Franc Bekenbauer dhe përfaqësues të turizmitFotografi: AP

Dega gjermane e turizmit po pret me padurim fillimin e kampionatit: Një milionë është numri i vizitorëve që pritet të vijnë në Gjermani brenda katër javëve. Petra Hedorfer, Drejtoreshë e Qendrës Gjermane të Turizmit, është e bindur se kjo do t‘i japë ekonomisë së turizmit impulse shumë të mëdha. Kampionati Botëror i Futbollit, do ta shtojë PRodhimn e Përgjithshëm Bruto në Vend me 9 der 10 Miliardë Euro."

Gjatë katër javëve të festës së futbollit dega e turizmit do të llogarisë me 4,8 deri 5,5 milionë fjetje nëpër hotele, më shumë se zakonisht. Por kjo do të ketë edhe një efekt afatgjatë. Me afro 20 milionë mysafirë nga jashtë në vit, Gjermania është shumë pas vendeve të tjera, si Franca, për shembull, që ka trefishin e vizitorëve. Dega e turizimi është përqendruar jo vetëm tek tifozat por edhe tek telespektakorët që e ndjekin kampionatin nëpërmjet ekraneve nga e gjithë bota. "Kampionatet Botërore të Futbollit sot janë ngjarje globale mediatike. 40 miliardë telespektatorë do ta ndjekin atë përmes ekraneve. Ky është një shans i jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për atraktivitetet turistike të Gjermanisë," - thotë Hedorfer.

Që tifozat nuk do të vijnë vetëm për të parë ndeshjet, këtë e kanë llogaritur hoteljerët dhe gastronomët. Rreth 800 milionë Euro pritet të harxhojnë ata në Gjermani, thotë zëdhënësi i Fifës Andreas Herren. "Kampionati Botëror i Futbollit është ngjarja më e rëndësishme sportive në botë. Shprehimisht e gjithë bota i ka të drejtuara sytë nga Gjermania. Jo vetëm brenda në stadium, por edhe rreth e përqark, ajo e shikon Gjermaninë edhe si vend investimi, si vend tursitik."

Edhe ekranet televizive për transmetimin e ndeshjeve në vendet publike do të bëhen faktorë zhvillimi ekonomik. Në Berlin do të ndërtohet një qytezë futbolli pikërisht ndërmjet parlamentit dhe kancelarisë. "Për 64 ndeshjet që janë gjithsej, në se arrijmë që në çdo lokalitet të mbledhim nga 100 mijë spektatorë, ja ku arritëm disa milionë, janë masa të mëdha njerzish që lëvizin," konstaton Herren.