120611 Syrien Assad
13 Qershor 2011„Al-Asad duhet tani të veprojë shpejt, të dëjgojë njerëzit në vendin e vet dhe t' u përgjigjet dëshirave të tyre.“
Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Në fakt koha nuk pret më për presidentin e shtetit, Bashar al-Asad. Gjithnjë e më shumë do përforcohet imazhi, se regjimi në Damaks ndodhet me shpatulla pas murit. Mijëra vetë po largohen nga Veriu i Sirisë dukekaluar kufirin për në Turqi, pasi ushtria mësyu ndaj qytetit Dxhisr al-Shogur. Shumica e njerëzve janë në grupe, shumë prej tyre tërheqin bagazhe me gjërat më të domosdoshme. Patrullat turke të kufirit i dërgojnë të ardhurit nga Siria në një kamp refugjatësh. Shumë prej tyre janë të rraskapitur dhe kanë marrë plagë, qindr atë tjerëve u duhet të trajtohen në anën turke të kufirit nëpër spitale dhe në qendra të shëbrimit sanitar. Komisariati i OKB-së për refugjatët ka frikë, se të arratisurve mund t'u dalin probleme në rast se ata duan të kthehen pas një farë kohe në atdhe.
Një zëdhënëse e UNHCR tha: „Sipas mendimit tonë vendimtare është, që ata të mund të kthehen të sigurtë dhe me dinjitet. Nuk mund të lejohet, që këta njerëz të konfrontohen me kërcënimet dhe përndjekjen nga ana e Sirisë.“
Gjatë natës në të gdhirë të së dielës (12.06.2011) tanket depërtuan në qytetin e vogël verior të Sirisë Dxhisr al-Shogur. Njësi të përforcuara të ushtrisë pushtuan sheshet dhe rrugët. Gjatë mësymjes mësohet të ketë marrë pjesë edhe divizioni 4 i frikshëm i gardës republikane, i cili komandohet drejtpërdrejt nga njëri prej vëllezërve të presidentit, nga Maher al-Asad. Ky i fundit është për një kundërvënie të ashpër ndaj kundërshtarëve të regjimit.
Sa i përket politikës së jashtme regjimi i Asadit ka pësuar tani dëme të jaashtëzakonshme. Një sërë përpjekjesh për tërheqjen e investuesve të huaj në vend, pas shumë vitesh të izolimit politik, kanë dështuar tashmë. Ministri i Jashtëm i Francës Alain Juppé madje u shpreh, se Asadi s'ka më legjitimitet për të drejtuar vendin. „Situata tani është e qartë. Procesi i reformave në Siri është paralizuar dhe Asadi ka humbur legjitimitetin për ta qeverisur vendin."
Ndërkohë që ekonomia e rënuar e Sirisë ka nevojë urgjente për knoë-hoë dhe investime. Por këto për al-Asadin tani nukluaajnë as një rol. Për të është e rëndësishme tani vetëm mbijetesa politike. Tek një pjesë e madhe e popullsisë ai ka humbur çdo lloj kredibiliteti. Por për aq kohë sa ai mund të mbështetet prej ushtrisë, policisë dhe shëbrimeve sekrete, ai nuk do të rezohet nga pushteti. Të çarat e para në këtë themel sidoqoftë janë bërë të dukshme gjatë ditëve të fundit, ndërsa njoftimet për revoltat kanë depërtuar në opinion.
Autor: Felix de Cuveland/ Vilma Filaj Ballvora
Redaktoi: Aida CAma