1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump: "Ajo është një grua e jashtëzakonshme“

27 Prill 2018

Urime, puthje, shtrëngim duarsh – Trump megjithë diferencat në qëndrime me kancelaren Merkel, u tregua mjaft i përzemërt në Shtëpinë e Bardhë. Temat e bisedimeve nuk ishin të lehta.

https://p.dw.com/p/2wp0O
USA Washington | Präsident Donald Trump & Angela Merkel, Bundeskanzlerin
Fotografi: Reuters/B. Snyder

„Ajo është një grua e jashtëzakonshme“, tha Trump dhe është nder ta kesh atë në Shtëpinë e Bardhë. Pas një takimi mjaft të përzemërt para gazetarëve, ku Merkel e falënderoi presidentin amerikan për urimet për krijimin e qeverisë dhe mikpritjen, Trump dhe Merkel u tërhoqën për bisedime kokë më kokë. Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë. Në axhendë qëndrojnë tema që kanë cënuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike. Politika tregtare dhe qëndrimet unilaterale të Trumpit, kërcënimi i doganave ndëshkuese për aluminin dhe çelikun. Marrëveshja atomike me Iranin, që ende qëndron me pikëpyetje nëse Trump do ta zgjasë më 12 maj. Megjithë miqësinë gjermano-amerikane temat përmbajnë mjaft lëndë shpërthyese për të dëmtuar këto marrëdhënie.

USA Washington | Präsident Donald Trump & Angela Merkel, Bundeskanzlerin
Fotografi: Reuters/K. Lamarque

Për Merkelin kjo vizitë është e rëndësishme, sepse së fundmi ishin shfaqur mjaft dyshime për marrëdhënien mes Gjermanisë dhe SHBA-së. Në Gjermani ndiqet me shqetësim qëndrimi i Trumpit që duket se sheh politikën botërore si një marrëdhënie "të gjithë kundër të gjithëve" ku ka humbës ose fitues.

 

 

la/(dpa,afp)