12 vjet burgim për ish-shefat e Shërbimit serb të Sigurimit
30 Qershor 2021Dy ish-shefat e Shërbimit serb të Sigurimit, Jovica Stanisiq (70) dhe Franko Simatoviq (71) u konsideruan fajtorë për ndihmë dhe nxitje për vrasje, për persekutim dhe për dëbimin e popullsisë civile.
Stanisiqi dhe Simatoviqi, ishin persona të besuar të ish-Presidentit Jugosllav Slobodan Millosheviç dhe kishin dalë një herë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në vitin 2003. Prokuroria i akuzonte ata si përgjegjës për krime të rënda kundër myslimanëve dhe kroatëve në luftën e Bosnjësmidis viteve 1991 dhe 1995.
Por gjykata i shpalli ata në vitin 2013 të pafajshëm, vendim ky për të cilin pati shumë diskutime. Pas ankimit ndaj vendimit, gjykata i shpalli ata tani fajtorë. Sipas gjykatës Stanisiqi dhe Simatoviqi kishin luajtur një "rol të rëndësishëm" për ngritjen e njësive paraushtarake përgjegjëse për fushatën e terrorit kundër myslimanëve dhe kroatëve.
Organi i akuzës kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por trupi gjykues nuk i konsideroi si të provuara të gjitha akuzat e padisë.
Këto ishin gjykimet e fundit për krime lufte gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.