1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tregtia me droga në Evropë

Jennifer Fraczek/Bahri Cani2 Shkurt 2013

Tregu evropian i drogave po bëhet gjithnjë e më kompleks. Në raportin e autoirteteve evropiane parashikohen edhe masat për luftimin e drogave.

https://p.dw.com/p/17WZw
Bima e kokainës
Bima e kokainësFotografi: picture-alliance/dpa

Ai shërben si një vend për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave për drogat. Këtu përgatitet dhe raporti aktual i autoriteteve evropiane EBDD dhe Europol. Tregu evropian i drogave është "bërë më dinamik dhe inovativ", thuhet në raport. Laurent Laniel, analist i EBDD, thotë se ky treg është shtrirë dhe zhvilluar. Më së shumti konsumohet kanabis, pastaj kokaina dhe amfetaminat. Ka dhe një numër të konsumuesve të heroinës, por po shtohet dukshëm numri i atyre, që konsumojnë Metamfetamin, i njohur edhe si Crystal Meth.

Evropa ëshë një prodhues i rëndësishëm

Droga Crystal Meth
Droga Crystal MethFotografi: picture alliance/dpa

Drogat vijnë në Evropë nga të gjitha rajonet e botës. "Kokaina prodhohet kryesisht në rajone të tjera: në Kolumbi, Bolivi dhe Peru dhe kontrabandohet përmes Afrikë dhe Karaibeve, Bazilit dhe Argjentinës deri në Evropë", pohon Laniel. Ndërsa heroina vjen në Evropë kryesisht nga Afganistani, Pakistani dhe Irani.

Por shumë shpesh drogat nuk duhet të kalojnë kaq rrugë të gjata deri në Evropë. "Evropa është një prodhues i rëndësishëm drogash", shpjegon Laniel. Ai shton se shumë droga konsumohen në Evropë edhe prodhohen në këtë kontinent. Kjo vlenë për amfetamin, metamfetamin dhe kanabis (Evropa është një prej prodhuesve më të mëdhenj të kanabisit) sikur dhe ecstasy. Metamfetamin është një shemubll i mirë se si drogat prodhohen në një vend (Çeki) dhe shpërndahen në Evropë.

Konsumi i heroinës po ulet

Autoritetet evropiane bëjnë të ditur në raportin e tyre se po shtohet përdorimi i disa drogave. Por konsumi i heroinës për shembull, është në rënie. Kontrollet më të rrepta të vendkalimeve kufitare, për të cilat dyshohet se përdoren për kontrabandimin e kësaj droge, kanë bërë që të ulet edhe përdorimi i saj.

Heroina
HeroinaFotografi: picture-alliance / dpa

Heino Stöver, drejtues i Institutit për hulumtime në shkollën e lartë në Frankfurt mbi Majn, nuk beson tek këto të dhëna: “konsumi i heroinës nuk po ulet për shkak të kontrollit dhe masave të tjera represive, por për shkak se nuk i përgjigjet kohës së tanishme“, pohon ai. Heroina trajtohet si humbëse në treg, sepse ajo është shndërruar në një lloj sinonimi për sëmundjet HIV dhe AIDS.

Me drogat amfetamin apo metamfetamin situata qëndron më ndryshe. “Këto janë droga, që stimulojnë në garën tonë të përditshme me konkurrencën dhe nuk veprojnë si heroina", nënvizon Laurent Laniel.

A është represioni mjeti më i mirë?

Autoritetet EBDD dhe Europol kanë bërë një varg propozimesh për luftimin e drogave. Ndër tjerash propozohet edhe bashkëpunimi më i mirë mes vendeve dhe koordinimi më i mirë i aksionev të policisë. Duhet të ndërmerren edhe masa për vështirësimin e tregut me droga.

Stöver konstaton se lirimi i përdorimit të disa llojeve të substancave për nevojat përsonale mund të lehtësojë kontrollin. Holanda është një shembull i mirë. "Atje qeveria ka lejuar para 30 vitesh përdorimin e kanabisit për nevojat personale dhe kjo nuk ka sjellë deri tek shtimi i përdorimit në krahasim me Gjermaninë. Përkundrazi në Holandë përdorimi është më i vogël", thekson ai. Një prej masave është edhe shpjegimi i rreziqeve të përdorimit të drogave dhe jo vetëm bazimi tek masat e dhunshme.