1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tre sirianët e lidhur me IS-in u përgjuan disa muaj

Nina Werkhäuser13 Shtator 2016

Me arrestimin e tre sirianëve të lidhur me të ashtuquajturin "Shteti Islamik", autoritetet gjermane kanë penguar sulme të mundshme terroriste. Sirianët ishin futur në Gjermani si refugjatë përmes itinerarit ballkanik.

https://p.dw.com/p/1K1Ne
Deutschland Syrer wegen IS-Terrorverdacht vor Bundesgerichtshof in Karlsruhe
Arrestohen tre sirianë me lidhje me IS-inFotografi: Reuters/R. Orlowski

Sipas të dhënave të ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière (CDU) të tre sirianët e kapur në Gjermani të martën (13.09) kanë ardhur në këtë vend, në nëntor 2015 dhe me gjasë kanë qenë në pritje të udhëzimeve të të ashtuquajturit "Shteti Islamik". De Maizière tha në Berlin se "mund të thuhet se bëhet fjalë për një celulë gatishmërie. Me këtë arrestim autoritetet e sigurisë duan të evitojnë rreziqet e mundshme që dalin nga të arrestuarit". Forcat speciale të policisë i kanë arrestuar tre sirianët në moshën 17, 18 dhe 26 vjeçare në veri të Gjermanisë në banesa apo qendra azili.

Para në dorë dhe pasaporta nga IS

Sipas të dhënave të deritanishme të Zyrës Federale të Kriminalistikës ndaj tre të arrestuarve ka dyshime akute se ata ose donin të vinin në jetë një porosi të marrë ndërkohë në IS-i ose ishin në pritje të një detyre. Ata ishin të pajisur me pasaporta të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" dhe një shumë katërshifrore në dollarë, po ashtu me telefona celularë e një program ta parainstaluar. Por nga autoritetet nuk janë zbuluar plane për aksione konkrete.

Thomas de Maiziere PK Razzia NRW in Berlin
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de MaizièreFotografi: picture-alliance/dpa/M.Kappeler

Lidhje me sulmet ne Paris

Të tre të arrestuarit kanë lidhje me sulmet e nëntorit në Paris. Më 13 nëntor 2015 terroristë me lidhje me IS-in hynë në sallën e koncerteve në Bataclan dhe vende të tjera duke vrarë 130 vetë. Dy prej atentatorëve duket të jenë fshehur mes refugjatëve. Ka shumë të dhëna që banda, e cila ka qenë aktive për të ndihmuar atentatorët e Parisit, ka ndihmuar edhe këta tre persona të hyjnë në Gjermani si refugjatë, ka thënë ministri i Brendshëm gjerman. Të tre sirianët kanë ardhur përmes itinerarit ballkanik. Edhe dokumentet e tyre duket se janë falsifikuar në të njëjtën vend si ato të atentatorëve të Parisit.

Deutschland Syrer wegen IS-Terrorverdacht vor Bundesgerichtshof in Karlsruhe
Fotografi: Reuters/R. Orlowski

Përgjim disamujor

Arrestimit i ka paraprirë një përgjim disa mujor. Sipas të dhënave të prokurorisë, 17 vjeçari sirian me emrin e dhënë si Mahir Al.H. ka gjasë që t'i jetë bashkangjitur IS-it në Raka në shtator 2015 duke qëndruar edhe në një kamp trajnimi. Autoritetet e sigurisë verifikojnë të gjitha dyshimet si brenda dhe jashtë vendit, por "gjendja e sigurisë në Gjermani mbetet si edhe më parë serioze." Megjithatë nuk duhen përgjithësuar dyshimet ndaj refugjatëve, ka thënë ministri gjerman. Ka herë pas here të dhëna, që edhe mes refugjatëve mund të ketë terroristë potencialë apo simpatizantë. Aktualisht janë të hapura 60 procedura hetimore në Gjermani.